Prof. Dr. Ivica Mazhuraniq: Si zbulohet kanceri i mushkërive?

Tomografia kompjuterike dhe bronkoskopia janë thelbësore për zbulimin e kancerit të mushkërive.

Shkruan: Prof. Dr. Ivica Mazhuraniq

Pulmolog


Tomografia kompjuterike me 128 shtresa është gjeneratë moderne e pajisjeve. Doza e rrezatimit e cila pranohet gjatë shqyrtimit është e njëjtë me atë që bëhet skriningu, domethënë njejtë sikur të fluturonit deri në Amerikë dhe kthehenit mbrapsht.

Duhet vetëm një frymëmarrje e shkurtër e pacientit dhe ekzaminimi është gati. Qëndrimet e hershme ndaj skriningut për kancerin e mushkërive ishin negative për shkak të dozës së lartë të rrezatimit që pacienti i pranon.

Tomografia kompjuterike dhe bronkoskopia janë thelbësore për zbulimin e kancerit të mushkërive.

Kur pacienti hyn në ambulantë pulmonare për ekzaminim dhe ekziston dyshimi për këtë diagnozë, zakonisht ndiqen këto dy ekzaminime. Të dyja llojet e ekzaminimeve janë të sigurta dhe pa dhimbje, me siklet të lehtë që pacienti e ndjen gjatë bronkoskopisë.

Kur bëhet fjalë për sëmundjet malinje dhe nëpërmjet tomografisë kompjuterike haset diçka e dyshimtë, atëherë në varësi të pozitës, bihet dakord se cila është qasja më e mirë ndaj atij tumori.

Çdo mjek i specializuar për bronkoskopi bën plan për të marrë mostër nga vend i caktuar.

Nëse tumori ndodhet diku afër rreth rrugëve të frymëmarrjes, atëherë bronkoskopia është ekzaminimi optimal. Domethënë, me pajisje me trashësi prej gjashtë milimetrash ose më pak, kalohet nëpër rrugët e sipërme të frymëmarrjes, hundë ose gojë, futet në trake dhe bronket e mëdha. Në bronket e mëdha futen në segmentet e mushkërive në anën e majtë dhe të djathtë, në varësi të gjetjes së CT dhe pamjeve.

Çdo mjek i specializuar për bronkoskopi bën plan për të marrë mostër nga vend i caktuar.

Bronkoskopia mund të bëhet me aparat që është shumë i ngjashëm me gastroskopin dhe i cili në fund ka ultratinguj të vogël dhe ekzaminimi me ultratinguj i zonave përgjatë trakesë dhe kështu mund të shihen disa ndryshime. Edhe pse te pacientët ekziston frika e këtij lloji të ekzaminimit, bronkoskopia është procedurë e sigurt me komplikime të rralla.

Para bronkoskopisë, themelore është tomografia kompjuterike, me ndihmën e së cilës mjeku mund të kuptojë se ku është tumori, sa i madh është dhe në cilën fazë është sëmundja.

Kur bëhet fjalë për patologjinë pulmonare, nëse duhet të merret ndonjë mostër, atëherë vazhdohet me bronkoskopi. Këto mund të jenë disa sëmundje autoimune, pneumoni që nuk reagojnë mirë ndaj antibiotikëve. Në 95 përqind të rasteve, kjo procedurë bëhet për së gjalli, me zonë të mirë anestetike të hundës me traktin respirator. Te bronkoskopia ekziston sikleti natyror pasiqë futet trup i huaj në rrugët e frymëmarrjes. Mund të bëhet edhe nën anestezi, nëse pacienti nuk e përballon këtë procedurë ose ka ndonjë indikacion për shkak të ndonjë komorbiditetit, ekzaminimi duhet të kryhet në atë mënyrë.

Bronkoskopia zgjat nga 15 deri në 30 minuta.

Para bronkoskopisë, themelore është tomografia kompjuterike, me ndihmën e së cilës mjeku mund të kuptojë se ku është tumori, sa i madh është dhe në cilën fazë është sëmundja. Nëse ekzaminimi me tomografi kompjuterike tregon për tumor të mushkërive që nuk është i disponueshëm me bronkoskop, atëherë vijon punksioni transtorakal.

Nëse tumori ndodhet në periferi të mushkërive, atëherë duhet të bëhet punksioni transtorakal, e cila është metodë invazive me komplikime të mundshme, por për pacientët me konstatim të tillë nuk ka mundësi tjetër.