Prof. dr. Joksimoviq: Infeksioni helicobacter pylori

Bakteret në lëngun e stomakut për herë të parë u vëzhguan më shumë se 100 vite më parë. Lidhja e tyre me gastritin u vërtetua në vitin 1970. Në vitin 1982, Marshall dhe Warren e identifikuan  dhe e kultivuan bakteren gastrike – Campylobacter pyloridis, e riklasifikuar si Helicobacter pylori (H. pylori).

Shkruan: Prof. dr. Nenad Joksimoviq

H-pylori është baktere gram-negative, në formë spirale, me fije në njërin skaj, me një gjatësi prej 3.5 mikron dhe trashësi prej 0.5 mikron. Enzimet mukolitike që i prodhon e lehtësojnë kalimin përmes shtresës mukoze në sipërfaqen e stomakut. Nga ana tjetër mukusi gastrik sekretohet me qëllim që të shërbej si mbrojtës ndal acidit të stomakut dhe infeksionin nga helicobacter pylori.

Helicobacter pylori është në gjendje të mbijetojë në mjedisin acidik të stomakut dhe t’i ngjitet mukozës së stomakut. Ureaza bakteriale lejon hidrolizën e uresë në amoniak, në lumenin e stomakut. Amoniaku, nga ana tjetër, ndihmon për të neutralizuar acidin e stomakut, duke formuar një shtresë mbrojtëse për bakteret e H. pylori, duke i mundësuar të depërtoj në mukusin e stomakut. Më pas, fillon proçes i lidhjes së H. pylori me disa qeliza epiteliale. Më poshtë do të shihni proçesin e rritjes së sekretimit të acidit të stomak dhe shfaqjes e gastritit tipi B.

                    Helicobacter pylori
    Helicobacter pylori, në mukusin e stomakut

Dëshmi serologjike për infeksionet e H. pylori rrallë herë gjenden para moshës 10 vjeçare, por ato rriten deri në 10% tek njerëzit e moshës 18 deri 30 vjeç, madje deri në 50% tek ata të moshës mbi 60 vjeçare. Në vendet e zhvilluara, ku shumica e fëmijëve janë të infektuar para moshës 10 vjeçare, prevalenca tek të rriturit është më shumë se 80-90%. Në SHBA është vërtetuar se brenda çdo grupmoshe, infeksioni më së shpeshti paraqitet tek zezakët dhe spanjolët, se sa te popullata e bardhë; këto dallime janë ndoshta për shkak të faktorëve socio-ekonomik. Studimet epidemiologjike tregojnë se shumica e infeksioneve janë fituar në fëmijëri, para moshës 5 vjeçare, madje edhe në vendet më të zhvilluara. Tek personat e infektuar me H. pylori jo rallë herë mund të zhvillohet gastritis, ulçera ose duodenal gastrititis, adenokarcinoma e stomakut dhe / ose limfoma non-Hodgkin’s e stomakut.

                     Adenokarcinom në stomak

Njerëzit janë burim kryesor i infeksionit. Megjithatë, H. pylori është i izoluar nga primatet e kafshëve, si dhe në macet shtëpiake. Izolimi i H. Pylori nga pështyma dhe lëngu i stomakut tek kafshët, tregon se mund të ndodhë që t’u transmetohet njerëzve. Nuk është e qartë se si fillimisht këto kafshë e morën infeksion e H. pylori. Transmetimit bëhet nëpërmjet rrugës oro-fekale prej njeriu në njeri ose oro-orale (më pak gjasa). H. pylori është identifikuar në qumështin dhe në indet e stomakut të deles, që tregon se delja mund të jetë burim dhe bartës i H. pylori. Kjo shpjegon një shkallë më të lartë të infeksionit midis barinjve në krahasim me vëllezërit e motrat e tyre (paraqitur në një studim retrospektiv). Ekzistojnë studime që tregojnë kolonizimin e H. pylori në fshikëzën e tëmthit, me çka është vërtetuar paraqitja e gurëve të tëmthit, metaplazia dhe displazia. Infeksioni i përsëritur i H. pylori pas mjekimit të suksesshëm është mjaft i rrallë. Paraqitja e infeksionit të H. pylori përsëri, zakonisht paraqet riaktivizimi e infeksionit fillestar. Tek të rriturit paraqitet më pak se 2% çdo vit, normë e ngjashme me infeksionin te të rriturit. Niveli i ulët i reinfektimit tek të rriturit paraqet më pak rrezik të infeksionit gjatë moshës madhore, ndonëse imuniteti i fituar nga infeksioni primar është i rëndësishëm. Supozohet se shkalla më e lartë e reinfektimit mund të jetë tek fëmijët e vendeve që janë në zhvillim, veçanërisht ato me status të ulët socio-ekonomik. Raportet nga Evropa Perëndimore tregojnë një normë vjetor të infeksionit të përsëritur prej 1-2%.

Testet diagnostifikuese për infeksionet Helicobacter pylori mund të ndahen në dy grupe:

Invazive

  • Rapid urease test
  • Biopsy urease test
  • Brush cytology
  • Bacterial culture

Joinvazive

  • Urea breath test
  • Serology
  • Stool antigen assay
  • Salivary assays
  • Urinary assays
  • 13C-urea blood test
  • PCR-Polymerase chain reaction

Teknikat e testeve  mund të jenë:

а) direkte (verifikim mikroskopik i organizmit)

b) indirekte (duke përdorur ureazën ose duke provuar antitrupat).

 Zgjedhja e testit varet nga: kostoja, disponueshmëria, gjendja klinike, përhapja e infeksionit në popullatë, probabiliteti i infeksionit dhe faktorët siç janë: përdorimi i inhibitoreve të pompës protonike dhe antibiotikët që mund të ndikojnë në rezultate të caktuara të testit.

Rekomandimet për testim diagnostifikues të H. pylori u publikuan në vitin 1994 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH). Në vitin 2006, Grupi hulumtues evropian për Helicobacter (EHSG) dhe më të rejat në vitin 2007 nga Kolegji Amerikan i Gastroenterologjisë (ACG).