Shkruan: Prof. Dr. Jordan Minov, specialist pulmolog
Udhëheqës i Departamentit të fiziologjisë së punës në kuadër të Institutit të mjekësisë së punës në Republikën e Maqedonisë
Parandalimi i bronkiektazës përbëhet nga masat e parandalimit primar, sekondar dhe terciar
- PARANDALIMI PRIMAR
Parandalimi primar i bronkiektazës (BE) është vështirë i realizueshëm, duke pasur parasysh se rreziku i zhvillimit të sëmundjes zakonisht nuk është i njohur para se të caktohet diganoza. Sidoqoftë, nëse shkaktari i mundshëm i sëmundjes është i njohur dhe mund të korrigjohet, kjo paraqet përparësi për parandalimin e tij. Kështu, korrigjimi i mungesës së imunoglobulinës (agamaglobulinemia) ose zgjidhja e pengesave bronkiale të shkaktuara nga një trup i huaj mund të parandalojë shfaqjen e bronkietazës. Në qoftë se faktorë të tjerë të pranishëm që mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë sëmundjen (p.sh. infeksionet respiratore,etj) aAto gjithashtu duhet të korrigjohen.
Parandalimi i infeksioneve respiratore me vaksinim, për shembull vaksina kundër gripit, infeksione të shkaktuara nga Streptococcus pneumoniae ose Haemophilus influenzae është element i rëndësishëm i parandalimit primar dhe sekondar të broniketazës.
Shmangia e irrituesve respirator nga ambienti i jetesës dhe punës është gjithashtu masë e rëndësishme e parandalimit primar. Sipas të dhënave nga literatura, frekuenca e duhanpirësve aktivë te pacientët me bronkiektazë është midis 10 dhe 30 përqind. Megjithëse nuk ka të dhëna të rëndësishme që tymi i duhanit, si dhe ndotësit mga mjedisi ku jetojnë dhe vendi i punës kanë rol kauzal në shfaqjen e bronkietazës, ku është i nevojshëm zbatimi i strategjive të rrepta kundër pirjes së duhanit tek popullata e shëndetshme, si dhe te ato me bronkiektazë.
Ushqimi i ekuilibruar (mungesa e vitaminës D në organizëm sipas disa autorëve paraqet faktorë rreziku për shfaqjen dhe përparimin e bronkiektazës) dhe aktiviteti i rregullt fizik janë gjithashtu elementë të rëndësishëm të parandalimit primar të bronkiektazës.
- PARANDALIMI SEKONDAR
Parandalimi sekondar përbëhet nga masa për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe ndërhyrjen e hershme në zhvillimin e tij.
Duke pasur parasysh se shfaqja dhe përparimi i bronkiektazës bazohet në cikle të përsëritura të infeksionit dhe inflamacionit, që çojnë në dëmtimin e indeve pulmonare dhe rënie të funksionit të mushkërive, dy elementët më të rëndësishëm për të parandaluar përkeqësimin dhe komplikimet e bronkiektazës janë përmirësimi i pastërisës së mukusit të traktit respirator dhe trajtimi i infeksioneve të frymëmarrjes.
- PARANDALIMI TERCIAR
Parandalimi terciar përbëhet nga masat për trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjes klinike të manifestuar.