Shkruan: Prof. Dr. Kiril Lozançe, specialist i neurokirurgjisë
Tumori në tru formohet kur qelizat anormale formohen në indin e trurit. Ekzistojnë dy lloje të tumoreve, malinje dhe beninje. Tumoret malinje mund të jenë me origjinë nga vetë truri ose dytësore të cilat zgjerohen nga pjesë të tjera të trupit, si për shembull nga indet nervore, nervat kraniale, nga mbështjellësi i trurit (meninje), cistat, zgjerimi i tumoreve të hipofizës, metastazat.
Shkaktarët e shfaqjes së kancerit të trurit zakonishtjanë të panjohurë. Si rrezik faktorë konsiderohen ekspozimi ndaj klorur vinylit, rrezatimit jonizues, disa viruse, sëmundjet si neurofibromatoza dhe të tjera. Studimet mbi ekspozimin ndaj telefonave celularë nuk kanë treguar se kjo shkakton tumor në tru. Diagnoza tek ky lloj karcinomi caktohet zakonisht përmes CT-së (tomografisë së kompjuterizuar), MRI (imazhe të rezonancës magnetike) dhe biopsi.
Imazhi klinik
Simptomat që i japin tumoret varen nga ajo se cilën pjesë të trurit e kanë prekur. Tumori në trurin e madh jep këto shenja: presion të rritur intrakranial, mungesë lokale në pjesë të caktuara të trurit, për shembull, paraliza e njërës këmbë ose dorë, dhimbje koke, epilepsi, ndryshime në statusin mental si depresioni, përgjumje, apati, konfuzion etj. Ndonjëherë tumori mund të japë edhe gjendje kome.
Tumori që ka prekur zonën e poshtme të kafkës i jep simptomat e mëposhtme: presion të rritur intrakranial (dhimbje koke, vjellje, edemë të nervit optik, çrregullim të ecjes, marramendje, shikim të dëmtuar).
Nëse tumori ka prekur vetëm pjesën e trurit të vogël, shfaqen simptoma si çrregullim në lëvizjen e krahut. Në rastet kur është i prekur trungu cerebral, mund të shfaqen simptoma si: prekja e nervave të tjera kraniale ose paraliza e njërës anë të trupit.
Simptoma të ndryshme shfaqen edhe nëse preken lobe të caktuara të trurit. Për shembull, tumori i lobit të ballit shkakton pandjeshmëri, çmenduri, personalitet të çrregulluar, paralizë të gjysmës së trupit, të folur të çrregulluar. Prekja e lobit të përkohshëm shkakton hallucinacione të shikimit dhe erës dhe rënie të kujtesës ose shikimit. Tumori i lobit parietal shkakton rënie të motorikës me paralizë të gjysmës së trupit ose të ndjesisë në atë pjesë të gjysmës së trurit. Prekja e lobit occipital, si simptomë e tregon dëmtimin e shikimit.
Në tumoret e trurit shfaqen edhe dhimbjet e kokës, vetëm ose me presionin e rritur intrakranial. Zakonisht përkeqësohet herët në mëngjes, gjatë kollitjes, teshtimës dhe përkuljes përpara. Është e lidhur me të përzierat dhe të vjellat, por mund të shoqërohet edhe me epilepsi.
Llojet e tumoreve të trurit
Tumoret primare më të zakonshme të trurit janë të ashtuquajturat astrocitomat. Sipas malinjitetit ata gradohen në 4 gradë. I pari dhe i dyti janë beninj, ndërsa e treta dhe e katërta janë tumore malinje. Nga lloji i katërt më të zakonshme janë glioblastomat. Një tjetër lloj i zakonshëm i tumoreve janë meningiomat, tumoret e mbështjellësit të trurit, të cilat zakonisht janë beninje. Tek fëmijët, lloji më i zakonshëm i tumoreve është në pjesën e prapme të kafkës, astrocitoma beninje ose meduloblastoma malinje.
Trajtimi i astrocitomave beninje
Në disa nga astrocitomat beninje, mund të merret vendim që të pritet që të rritet dhe të ndiqet nga neurokirurgu me ndihmën e kontrollit të rrezeve X. Disa pacientë mund të rrezatohen ose të marrin kimioterapi. Ndërhyrja është e kufizuar në tumoret që janë të shpërndara në mënyrë të zgjeruar dhe tek tumoret në zona funksionale të rëndësishme.
Trajtimi i astrocitomave malinje
Operacioni dhe rrezatimi janë standarde në trajtimin e astrocitomave malinje, por në trajtim mund të shtohet edhe kimioterapia.
Në varësi të fazës së malinjitetit, lëvizin edhe parashikimet për mbijetesën e pacientëve. Nëse sëmundja është në fazën e parë, prognoza për mbijetesë është 10 vjet, por nëse është në fazën më malinje, fazën e katërt, parashikimet për mbijetesë janë rreth 12 muaj.