Celularët i bëjnë fëmijët krank (të sëmurë), dumm (budalla) dhe süchtig (të varur), është ky konkludimi që përcolli gjatë ligjërimit me temë “Vikend media festival”, neurologu gjerman i njohur ndërkombëtarisht Manfred Shpicer.
Prenzatimi i tij në këtë edicion, titullohej sipas librit të tij të fundit: Epidemia e telefonave inteligjentë: Një kërcënim për shëndetin, arsimin dhe shoqërinë. Manfred është gjithashtu drejtor i Spitalit Universitar Psikiatrik në “Ulm” dhe themelues i Qendrës së Neuroshkencës në po të njëjtin qytet. Kredibiliteti i tij është i padiskutueshëm, por për shumë persona kjo gjë vështirë të kuptohet, se ku na ka sjellë kjo epoka e re digjitale.
Prof. Shpitzer përmbledh të gjithë hulumtimin e smartfonëve në disa pika, duke filluar me faktin se ato:
- zvogëlojnë empatinë dhe solidaritetin,
- zvogëlojnë arsimimin e përgjithshëm
- zvogëlojnë kohën që kalojmë në natyrë,
- rrisin ndjenjën e vetmisë.
Do të vijë një ditë, kur do të na vijë në majë të hundës nga përdorimi i tepërt i smartfonëve dhe tabletave, si mjet për ti qetësuar fëmijët tanë.
Nga shkurtpamësia deri në depresion
Krahas problemeve me qëndrimin e dobët të trupit dhe gjumit për shkak të ekraneve blu të telefonave inteligjentë, si dhe lëvizjes së reduktuar që çon në obezitet, Manfred në leksionin e tij thekson edhe problemin e miopisë (shkurtërpamësinë) kur bëhet fjalë për përdorimin e pajisjeve inteligjente.
“Problemi lind kur fokusohemi në një objekt që është njëzet centimetra larg fytyrës sonë, siç është telefoni. Syri mundohet më shumë se sa duhet, duke shkaktuar miopi. Dhe kur një fëmijë bëhet shkurtpamës (miopi) në moshë të re, mund të shfaqen probleme të tjera, sepse miopia është një faktor rreziku për katër shkaqet kryesore të verbërisë. Kjo është arsyeja pse Kina, për shembull, ka ndaluar telefonat inteligjentë në shkolla”.
Ai tregon edhe për një një studim tjetër të madh të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tregoi efektet negative të Facebook tek vajzat. Sipas këtij studimi, vajzat që kalojnë dy orë në ditë në Facebook kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni në moshën 18-vjeçare.
Hulumtimet tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë kohë në ekran me kalimin e kohës ata bëhen më pak të shkathët. Me këtë ai erdhi në konkludim, se: një fëmijë që shikon shumë ekrane në moshën 3-vjeçare do të jetë më pak i shkathët në moshën 5-vjeçare.
Aparatet dixhitale nëpër shkolla
Në ligjeratat e tij, prof, Shpicer u ndal edhe tek pasojat afatgjata në zhvillimin kognitiv të fëmijëve. Hulumtimet tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë kohë duke parë një ekran bëhen më pak të ndritshëm me kalimin e kohës. Me këtë ai përfundon: një fëmijë që shikon shumë ekrane në moshën 3-vjeçare do të jetë më pak i ndritshëm në moshën 5-vjeçare.
Prandaj, nuk është për t’u habitur që ai nuk ka një mendim tepër pozitiv për vendosjen e kompjuterëve/tabletëve në çdo klasë. Ai beson se pajisje të tilla e pengojnë procesin e të mësuarit dhe si provë ai citon disa studime që kanë treguar se fëmijët që kishin klasa pa asnjë mjet i zgjidhnin më mirë detyrat e tyre. Kështu që, sipas testit të PISA-s, rezultoi se vendet “më të varfra” që nuk vendosën kompjuterë dhe tabletë në shkolla e kaluan më mirë.
Prof. Manfred thekson se botës po i “shpëlahet truri nga vendet më të fuqishme dhe më të pasura në botë”, përkatësisht kompanitë e mëdha të teknologjisë. Si shembull i një vendi të fuqishëm dhe të ngjashëm me kompanitë e teknologjisë, ai përmend industrinë e duhanit.
Atë që nuk i’a jepni fëmijës tuaj që nga dita e parë, nuk do të thotë që ju duhet t’ia ndaloni për gjithë jetën.
“Gjatë viteve të gjashtëdhjeta zbuluam se cigaret përmbajnë përbërës kancerogjenë, por u deshën 45 vjet që kjo të flitej publikisht dhe me zë të lartë, ndërkohë që kishim miliona vdekje. Kur krahasojmë kompanitë e industrisë së duhanit me kompanitë dixhitale, ai është jashtëzakonisht i vogël”.
Çdo ditë dëgjojmë se dixhitalizimi është e ardhmja jonë, se duhet që të gjithë të dixhitalizohemi dhe se çdo dixhitalizim është i mirë, por, prof. Manfredi i thotë një JO të madhe gjithë kësaj. “Ne nuk duhet të sakrifikojmë shëndetin dhe edukimin e fëmijëve tanë, burimin tonë më të vlefshëm për të ardhmen tonë, për kompanitë më të pasura në Tokë.” “Produktet dixhitale janë një mjet i shkëlqyer, por mendoj se nuk duhet të përfitojnë vetëm disa miliarderë”, thotë Prof. Manfred.
Çfarë këshillon prof. Manfred Shpicer?
Atë që nuk i’a jepni fëmijës tuaj që nga dita e parë, nuk do t’ju duhet t’ia ndaloni për gjithë jetën.
Kjo është këshilla e parë e prof. Manfred. Sipas tij, një fëmijë tetë vjeçar apo edhe dymbëdhjetë vjeç nuk duhet të ketë smartfon. Megjithatë, nga ana tjetër, prindërit kanë frikë se ndalimii i përdorimit të celularëve apo rrjeteve sociale do t’i izolojë fëmijët e tyre nga bashkëmoshatarët që i përdorin Prof. Shpicer nuk sheh rreziqe të tilla në ndalesën e tyre, sepse ai vlerëson se, sikur ua ndalojmë atyre ëmbëlsirat që mos tju prishen dhëmbët, njejtë mund të veprojmë edhe me telefonat smart?
Një këshillë tjetër e thjeshtë është “më pak, aq më mirë”, sepse, siç na shpjegon Manfred, ekranet reduktojnë zhvillimin kognitiv. Ai gjithashtu i krahasoi telefonat inteligjentë me një praktikë të vjetër që ishte e njohur 100 vjet më parë: qetësimi i një foshnje me një leckë të lagur në alkool. Sikurse sot jemi të kërcënuar nga ky akt, Do të vijë një ditë, kur do të na vijë në majë të hundës nga përdorimi i tepërt i smartfonëve dhe tabletave, si mjet për ti qetësuar fëmijët tanë, thotë Prof. Dr Manfred Shpicer, transmeton “Green Classroom”, “(Klasa e gjelbër).
Përktheu dhe përshtati:S.N