Prof. Dr. Marina Krstevska-Konstantinova: Çfarë mund të jetë arsyeja për çrregullimin e rritjes së fëmijës

Diagnoza e hershme mundëson që trajtimi të fillohet me kohë dhe të arrihen rezultate maksimale si për gjatësinë, ashtu edhe për shëndetin e përgjithshëm të fëmijës tuaj. Nëse diagnoza caktohet vonë, atëherë edhe me trajtimin fillohet shumë vonë, kështu që nuk mund të arrihen rezultate të mira.

Shkruan: Prof. Dr. Marina Krstevska-Konstantinova, pediatre – endokrinologe


Rritja e fëmijës mund të çrregullohet për një numër arsyesh, mirëpo në varësi të kësaj, çrregullimet e rritjes ndahen në disa diagnoza:

  • Mungesa e hormonit të rritjes
  • Fëmijët të cilët janë të vegjël për moshën gestationale
  • Sindromi i Tarnerit
  • Sindromi Noonan
  • Displasia skeletore
  • Sëmundja renale kronike 
  • Sindromi Prader Willi
  • Mungesa e hormonit të rritjes tek të rriturit

Diagnoza e hershme mundëson që trajtimi të fillohet me kohë dhe të arrihen rezultate maksimale si për gjatësinë, ashtu edhe për shëndetin e përgjithshëm të fëmijës tuaj. Nëse diagnoza caktohet vonë, atëherë edhe me trajtimin fillohet shumë vonë, kështu që nuk mund të arrihen rezultate të mira.

Çfarë kuptimi ka çdonjëri prej këyre çrregullimeve të rritjes?

Mungesa e hormonit të rritjes

Kur mjeku t’ju thotë se fëmija juaj ka mangësi të hormonit të rritjes, kjo do të thotë që trupi i fëmijës nuk prodhon mjaftueshëm hormon të rritjes. Pa terapi, këta fëmijë rriten jo më shumë se 4 deri 5 cm në vit. Zakonisht fëmijët rriten normal deri në moshën 2 deri 3 vjet, por pastaj rritja papritmas ngadalësohet. Kanë një proporcion normal të trupit, duken më të rinj se moshatarët e tyre dhe kanë më shumë inde yndyrore në krahasim me fëmijët e të njëjtës moshë, që kanë rritje normale.

Janë të vegjël për moshën gestationale

Kjo do të thotë se fëmija juaj është më i vogël se gjatësia ose pesha mesatare për atë javë gestationale të shtatëzanisë. Rreth 90% e fëmijëve të lindur të vegjël për moshën gestacionale, në vitet e para rriten shpejt që t’i arrijnë moshatarët e tyre, por 10% tjetër mbetet i ulët për moshën 2 vjeçare. Tek këta fëmijë probabiliteti se ata do të jenë të ulët në moshën madhore është 5-7 herë më e lartë se tek fëmijët normal.

Sindromi i Tarnerit

Sindroma e Tarnerit është sëmundje gjenetike që shfaqet vetëm tek vajzat. Vajzat zakonisht kanë dy kromozome XX. Kur një kromozom X mungon krejtësisht ose pjesërisht, vajzat kanë problem me rritjen dhe shumë organe të tjera. Është shumë e rëndësishme të mbani mend se me terapinë dhe mbështetjen e duhur, këto vajza mund të zhvillohen në individë normal, të shëndetshëm dhe të lumtur.

Sindromi i Noonan

Sëmundje gjenetike e cila shfaqet në mënyrë të barabartë si tek djemtë edhe tek vajzat. Në këtë sëmundje janë të përfshira disa gjene. Një nga karakteristikat kryesore është rritja e ulët dhe shfaqet në 83% të të diagnostifikuarve. Përveç çrregullimeve të rritjes, pothuajse 80% kanë probleme me zemrën. Puberteti tek këto fëmijë vonohet deri në 2 vjet.

Displasia skeletore (achondroplasia & hypohondroplasia)

Term ky që nënkupton mbi 200 gjendje të ndryshme. Achondroplasia dhe hypohondroplasia janë dy nga llojet më të zakonshme të shfaqjes së displasisë skeletore, por megjithatë janë shumë të rralla. Ato karakterizohen nga trup i madh tek fëmijët (kraharori dhe stomaku), ndërsa duart dhe këmbë më të shkurtra. Shkaku është gjenetik dhe ndodh në mënyrë të barabartë edhe tek djemtë edhe tek vajzat. Nëse nuk trajtohen rezultatet, rezultatet janë si në vijim: tek hypohondroplasia, lartësia maksimale për djemtë është 132 cm, ndërsa për vajzat është 124 cm. Tek achondroplasia, lartësia varijon nga 118 cm deri 152 cm.

Sëmundja renale kronike ose dështimi kronik i veshkave

Kjo është një gjendje kur veshkat nuk punojnë mirë ose mjaft mirë. Tek këta fëmijë është e çrregulluar aftësia për filtrimin e veshkave dhe si rezultat, ndikon në rritjen e fëmijës. Metabolizmi i çrregulluar i mineraleve dhe kripërave, metabolizmi i indeve të eshtrave, oreksi i zvogëluar dhe terapia shoqëruese, ndikojnë në mënyrë plotësuese që këta fëmijë të kenë rritje të çrregulluar.

Sindromi Prader-Willi

Bëhet fjalë për një çrregullim gjenetik i cili shfaqet në mënyrë të barabartë si tek vajzat ashtu edhe tek djemtë. Sëmundja zhvillohet në dy faza: faza e parë që përfshin periudhën nga lindja deri në moshën 2 vjeçare – fëmija është shumë i dobët, i lodhur, me tonus të ulët muskulor dhe ka nevojë për ushqyerjen përmes tubit. Në fazën e dytë prej 2 deri në 4 (ose 6) vjet, kur fëmija ka oreks të madh dhe nevojë për ushqim, zhvillon obezitetin. Rritja e ulët është pothuajse gjithmonë e pranishme, sidomos gjatë moshës dy vjeçare për shkak të nivelit të ulët të hormonit të rritjes.

Mungesa e hormonit të rritjes tek të rriturit

Kjo ndodh tek të rriturit të cilët, si fëmijë, janë diagnostifikuar me mungesën e hormonit të rritjes, ndërsa tek të rriturit shfaqet si pasojë e traumës, tumoreve, rrezatimit dhe gjendjeve të tjera që sekretojnë hormonin e rritjes. Më të prekurat janë proceset metabolike, gjendja e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe gjendja psikike dhe adaptimi në mjedis.

Çfarë ekzaminime duhet t’i bëhen fëmijës tim?

Mjeku, specialist endokrinolog, do të bëjë një plan për të gjitha ekzaminimet që duhet të bëhen. Ai do të matet gjatësia dhe pesha, dhe vlerat të futen në grafikonin e rritjes. Gjithashtu, fëmijës do t’i merret gjak për analiza, do të jetë e nevojshme që një kohë të shkurtër të marrë medikamentet e veçanta për të kontrolluar nëse organizmi prodhon hormon të mjaftueshëm të rritjes, si dhe do të jetë e nevojshme që të bëhet radioskopia e  shuplakave.

Pse është e nevojshme të bëhet radioskopia e shuplakave?

Duarve duhet t’u bëhet radioskopi për të përcaktuar moshën e kockave, domethënë sa vjeç është fëmija. Pyetni mjekun se cila është mosha e eshtrave të fëmijës tuaj. Nëse merrni përgjigjen se ka moshë të vonuar të eshtrave – kjo do të thotë se eshtrat janë më të reja se sa që duhet të jenë në atë moshë. Nëse merrni përgjigjen se fëmija ka moshë të përparuar të eshtrave – kjo do të thotë se eshtrat i përuthe një moshe më të madhe se sa ajo e fëmijës suaj. Mosha e përshtatshme e eshtrave do të thotë se, mosha e eshtrave korrespondon me moshën e fëmijës.