Prof. Dr. Markotiq: Uji me kripë është zgjidhje e lirë që ndihmon në luftën kundër koronavirusit. Ja se si mund ta bëni vetë dhe ta përdorni

Derisa të fillojë përdorimi i vaksinës, disa procedura të thjeshta të tilla si higjiena e hundës mund të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit të ri, siç sugjerohet nga Prof. Alemka Markotiq, drejtoreshë e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Zagreb. Shpëlarja e rregullt e hundës me ujë të kripur dhe si mund të ndihmojë kundër infeksionit të sistemit të frymëmarrjes, ndërsa këtu është mënyra se si mund ta bëni vetë dhe ta përdorni.

Edhe pse vërejtjet që Prof. Dr. Alemka Markotic deklaron se janë ende në fazën e studimit fillestar të kontrolluar, kjo metodë që është përdorur për shekuj me siguri nuk mund të dëmtojë. Ideja për studimin, tha ajo, lindi ndërsa përpiqej të ndihmonte pacientët asimptomatik të cilët kishin qenë në izolim për javë me radhë për shkak të testit pozitiv, i cili nuk ishte në përputhje me shëndetin e tyre sepse ishin mirë.

“Mendova se mbase tualeti i mirë i hundës, domethënë, shpëlarja dhe lagështimi i hundës me ujë ​​të kripur, mund të ndihmojë në heqjen e epitelit të vdekur në hundë, ndërsa kështu edhe grimcat virale nga epiteli. Unë këshillova të rifreskoni dhe pastroni hundën 3-4 herë në ditë me këtë solucion për një periudhë 2-3 ditore dhe më pas të bënjnë pacientët bris. Për fat të mirë, te shumica pas kësaj procedure, rezultati i brisit ishte negativ dhe ata më në fund mund të përfundojnë në izolim dhe të kthehen në “normalen e re”, thekson prof. Markotiq.

Koronavirusi, njejtë si viruset tjera, “nuk i pëlqen” solucionet e kripura. 

Solucioni i kripur si spreji për hundë dhe përbërjet për gargarë janë përdorur për shekuj me radhë, sepse qetëson në mënyrë të efektshme dhimbjet e fytit dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të lagura dhe pa patogjenë.

Mendova se mbase tualeti i mirë i hundës, domethënë, shpëlarja dhe lagështimi i hundës me ujë ​​të kripur, mund të ndihmojë në heqjen e epitelit të vdekur në hundë, ndërsa kështu edhe grimcat virale nga epiteli, sqaron infektologia Markotiq.

PROCEDURA E PËRGATITJES SË SOLUCIONIT ME KRIPË

  1. Për të shpëlarë hundën, tretni një çerek lugë çaji kripë në një filxhan me ujë të ngrohtë.
  2. Përkulni kokën në njërën anë mbi lavaman (në mënyrë që koka të jetë në kënd 90 gradë), ngrini mjekrën sa më lart dhe ngadalë futni ujin në njërn vrimë të hundës duke përdorur shiringë ose pikatore.
  3. Hidhni tretësirën e tepërt nëpër vrimën tjetër të hundës. I gjithë uji duhet të kalojë nëpër vrimat e hundës.
  4. Përsëriteni procedurën duke anuar kokën në anën tjetër.
  5. Në fund, fryni hundën fort mbi lavaman 20 herë.

Megjithëse shumë njerëz përdorin ujë të nxehtë nga çezma, është më mirë ta distiloni, sterilizoni ose vloni, ndërsa dy orë pas kësaj metode rekomandohet të mos flini ose të dilni në ajër.

AVANTAZHET E SOLUCIONIT ME KRIPË PËR RRUGËT E FRYMËMARRJES

  • Heq grimcat nga hunda
  • Hunda bëhet më e depërtueshme, ndërsa frymëmarrja është më e thellë dhe më e relaksuar
  • Parandalon ftohjet (ose e lehtëson nëse tashmë është i pranishëm)
  • Lehtëson gripin, por edhe parandalon plotësisht alergjitë
  • Aromat bëhen më intensive.