Prof. Dr. Mirjana Koçova: Çfarë ndodh me fëmijët në fazën e pubertetit?

Periudha normale e pubertetit tek vajzat konsiderohet puberteti shenjat e para të të cilit do të paraqiten në mes moshës 8 dhe 11 vjeçare, ndërsa tek fëmijët meshkujt në mes moshës 9 dhe 13 vjeçare. Ka raste të shpeshta kur kemi çrregullim të pubertetit për arsye të ndryshme, thekson Koçova

Shkruan: Prof. Dr. Mirjana Koçova

pediatër endokrinolog dhe gjenetist


Puberteti është një periudhë specifike në zhvillimin e fëmijës, e karakterizuar nga maturimi gradual i shenjave seksuale sekondare, rritja e përshpejtuar dhe paqëndrueshmëria emocionale.

Ky proces është nën kontrollin e hipofizës, me pjesëmarrjen edhe të gjëndrave mbiveshkore, ndërsa në fund përfshihen edhe herdhet, domethënë vezoret dhe testikujt. Koha e fillimit të pubertetit është e ndryshueshme, por përgjithësisht dihet se gjatë shekujve puberteti mbaron në një periudhë më të shkurtër kohore.

Kështu, në shekullin e 19-të, vajzat kishin menstruacionet e para në moshën 13-17 vjeçare, ndërsa sot mosha mesatare e menstruacioneve të para është 12.5 vjeç. Për meshkujt, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për pubertetin gjatë shekujve, por edhe në këtë rast përshtypja është se puberteti paraqitet më herët dhe përfundon më shpejt, në 12-16 vjeç.

Periudha normale e pubertetit tek vajzat konsiderohet puberteti shenjat e para të të cilit do të paraqiten në mes moshës 8 dhe 11 vjeçare. Zakonisht fillon me rritje të lehtë të gjëndrave qumështore, e cila mund të jetë dinamike – me rritjen, forcimin dhe pastaj zbutjen etj. Në një numër më të vogël fillon në mënyrë të njëanshme, por pastaj vjen deri sinhronizmi i gjoksit. Rrallëherë, njëri gji është dukshëm më i zhvilluar se tjetri. Nganjëherë shenja e parë e pubertetit është dhimbja në zonën e gjinjëve kur ato preken apo goditen. Pastaj vijon paraqitja e qimeve në pjesën pubike, paralelisht mund të paraqitet edhe sekreti, i cili zakonisht i shqetëson shumë prindërit, por ky fenomen zakonisht është i përkohshëm. Në disa vajza kjo shoqërohet me shfaqjen e qimeve nën sqetulla dhe aromën trupore si të një gruaje të rritur. Ndonjëherë shfaqja e qimeve dhe era e trupit mund të paraprijnë me shfaqjen e gjinjëve dhe të jetë shenja e parë e pubertetit normal.

  • Këto shenja përparojnë dhe shoqërohen me rritje të përshpejtuar tek vajzat, domethënë ata mund të rriten 10 cm ose më shumë gjatë një viti.
  • Gjinjtë rriten nëpër 4 faza, ndërsa në fund formohet thithka. Qimet e arrijnë itinerarin dhe intensitetin si tek të rriturit e moshës rreth 12-13 vjeç.

Karakteristikë e pubertetit janë ndryshimet emocionale. Nga një fëmijë i qetë dhe i bindur, tek një vajzë që gradualisht bëhet e ndjeshme, e prirur të zemërohet dhe të qajë pa ndonjë arsye të rëndësishme, të pakënaqura me pamjen, nuk bashkëpunon me prindërit e saj, mbajnë mëri, janë kokëforta dhe të prirura ndaj rreziqeve. Këto ndryshime shprehen ndryshe në çdo vajzë, por janë gjithmonë të pranishme.

Pjekuria seksuale mbaron me fillimin e gjakderdhjes menstruale në moshën 11-14 vjeçare. Mund të jetë në intervale të pabarabarta gjatë vitit të parë të fillimit, por pastaj është e rregullt dhe interpetohet ndryshe tek vajzat në rritje, me një distancë të qëndrueshme që mund të shkojë nga 21 deri në 40 ditë.

PUBERTETI I HERSHËM

Puberteti i hershëm i ka të gjitha karakteristikat e lartpërmendura, por paraqitet ndërmjet moshës 7 dhe 8 vjeçare. Më i zakonshëm është tek vajzat me mbipeshë. Duhet të dallohet nga puberteti i parakohshëm, i cili është një gjendje patologjike përmes radiografisë, ekzaminimeve laboratorike dhe hormonale. Rreziku i vetëm i pubertetit të hershëm është përfundimi i hershëm i rritjes së kockave, duke rezultuar në një lartësi të ulët të vajzës. Ky fenomen zakonisht është i pranishëm në familje, por në disa etnitete është edhe rregull. Për shembull, tek popullata rome, puberteti si rregull ndodh më herët, prandaj edhe këto vajza kanë mesatarisht lartësi më të ulët.

PUBERTETI I PARAKOHSHËM ME ORIGJINË QENDRORE

Puberetiti i parakohshëm tek vajzat fillon para moshës 8 vjeçare. Mund të fillojë në çfarëdo kohë tek fëmija, madje edhe si foshnjë, por më së shpeshti ndodh në grupmoshën 4-6 vjet.

Ka të njëjtin zhvillim si puberteti normal, ndërsa ndryshimet hormonale janë të ngjashme me vajzat në pubertet. Shkaku zakonisht është funksional – ndodh për shkak të aktivizimit të parakohshëm të boshtit hormonal, për të cilin shkaqet e sakta nuk janë të njohura. Në një numër të vogël rastesh, sidomos tek fëmijët nën moshën 2 vjeçare, shkak mund të jetë tumori beninj në hipotalamus, që nuk rritet dhe zakonisht nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Në të dyja rastet ekziston trajtimi i suksesshëm hormonal, që çon në kthimin e gjetjeve hormonale në nivelin para-pubertal për 1 deri 2 muaj. Me terapi, gjinjtë zvogëlohen, madje edhe zhduken, por qimet, nëse kanë qenë të pranishme, mbeten dhe nuk përparojnë gjatë terapisë.

Nëse nuk trajtohet, puberteti i parakohshëm do të kalojë nëpër të gjitha fazat deri në fund të rritjes dhe këto vajza do të kenë rritje ndjeshëm të ulët si të rritur.

Ata gjithashtu do të jenë të ndryshëm nga fëmijët e tjerë, do të kenë vështirësi në përballimin e menstruacioneve, ndërsa për shkak të pranisë së dëshirës së hershme seksuale ekziston rreziku që këto vajza të shqetësohen seksualisht dhe të mbeten shtatëzënë në fëmijëri. Për shkak të kësaj, ato kanë pasoja psikologjike, kështu që rekomandohet trajtimi sipas mjekësisë së bazuar në prova.

Trajtimi kryhet me analog hormonal, i cili jepet si injeksion në intervale mujore dhe ndalon zhvillimin e pubertetit. Terapia zgjat derisa fëmija të vijë në atë moshë kur puberteti është i zakonshëm që të ndodh. Pas kësaj terapia ndërpritet dhe puberteti vazhdon me zhvillimin normal. Fertiliteti i këtyre vajzave është i ruajtur.

SHFAQJA E IZOLUAR E GJËNDRAVE QUMËSHTORE

Kjo dukuri është gjithnjë e më e zakonshme. Kjo mund të ndodhë nga mosha si foshnje deri në moshën 7 vjeçare dhe ka supozime se ka të bëj me ekspozimin ndaj substancave kimike nga mjedisi, siç janë pesticidet, hormonet, ftalatet, përbërësit në plastikë dhe paketimi me fletë metalike dhe të ngjajshme. Mund të zhduket në mënyrë spontane, por të rishfaqet përsëri. Karakterizohet me rritjen e izoluar të gjëndrave qumështore, pa shenja të tjera puberteti. Gjetjet hormonale tek këto vajza janë brenda kufijve të normales. Megjithatë, kjo dukuri duhet të vlerësohet me kujdes, pasi që mund të jetë hyrje në pubertetin e vërtetë të parakohshëm.

PUBERTETI NORMAL TEK FËMIJËT MESHKUJ 

Puberteti tek fëmijët meshkuj, për dallim nga vajzat, fillon më vonë, domethënë midis moshës 9 dhe 13 vjeçare.

Para së gjithash fillon rritja e testikujve dhe penisit, ndërsa më pas shfaqen qime në pjesën pubike dhe në sqetulla. Këto dukuri përparojnë, të shoqëruara nga rritja e përshpejtuar e djalit. Rritja e përshpejtuar është shumë më e theksuar tek djemtë dhe ata mund të rriten 10-15 cm gjatë 2 viteve, madje edhe 3 viteve, deri sa të arritjen e lartësisë përfundimtare. Trupi bëhet muskulor, ndërsa zëri fillon të bëhet i ulët. Shenjat e fundit janë qimet në gjymtyrë, paraqitja e mustaqeve dhe mjekrës. Puberteti tek fëmijët meshkuj përfundon me nxjerrjen e spermës së parë, domethënë ejakulimin. Ndryshimet emocionale në fëmijët meshkuj janë më impresive – ato janë më të pavarur sesa vajzat dhe janë më të prirur ndaj sjelljeve të rrezikshme, siç është vozitja e veturës pa leje, pirja e duhanit, pirja e alkoolit, shpërthime agresive dhe të pakënaquar me pamjen e tyre, sidomos nga lartësia.

PUBERTETI I PARAKOHSHËM ME ORIGJINË QENDRORE TEK FËMIJËT MESHKUJ

Ndryshe nga vajzat, ky lloj puberteti i parakohshëm tek fëmijët meshkuj në 50% është i shkaktuar nga indet tumorale në hipofizë ose tru. Pjesa tjetër shkaktohen nga anomalitë ose inflamacionet në këto pjesë, ndërsa 30% shkaktohen nga fillimi i parakohshëm i pubertetit dhe për dallim nga vajzat, kjo është shumë më pak e zakonshme.

Puberteti i parakohshëm karakterizohet nga paraqitja normale, por e hershme e shenjave të pubertetit. Dëshira seksuale është e shprehur fuqishëm, kështu që fëmijët e vegjël parashkollorë dhe shkollorë ndjekin video pornografike dhe sillen në mënyrë agresive ndaj gjinisë së kundërt. Trajtimi varet nga shkaktari. Nëse është tumor, atëherë hiqet përmes ndërhyrjes kirurgjikale; nëse është pubertet funksional i parakohshëm, atëherë trajtohet me injeksione hormonale, mirëpo kur trajtimi është i sukseshëm atëherë ai ndërpritet në kohën kur duhet të ndodh puberteti normal.

SHFAQJA E IZOLUAR E GJËNDRAVE QUMËSHTORE TEK FËMIJËT MESHKUJ

Ky fenomen është shumë i zakonshëm dhe pak a shumë është i theksuar tek fëmijët e shëndoshë meshkuj. Paraqitet tek pothujase 50% e djemve në pubertet. Ky është një fenomen i cili i detyrohet periudhës së balancimit të hormoneve seksuale mashkullore dhe femërore që ndodhin gjatë pubertetit. Ky fenomen është i përkohshëm dhe largohet tërësisht me përfundimin e pubertetit.

Ekzistojnë edhe gjendje patologjike që mund ta shkaktojnë atë, si mungesa e disa hormoneve të gjëndrës mbiveshkore. Gjithashtu ekziston edhe ginekomastia familjare e trashëguar, në të cilën zgjidhja e vetme është kirurgjia kozmetike. Fertiliteti tek këta djem është i ruajtur. Puberteti i parakohshëm mund të fillojë edhe për shkak të mosfunksionimit të gjëndrës mbiveshkore, vezoreve ose testikujve, por ky problem është i rrallë dhe ka zhvillim, trajtim dhe përfundim të ndryshëm.