Prof. Dr. Netkovski: Infeksionet respiratore të sipërme janë infeksione ngjitëse të cilat përhapen lehtë dhe shpejt nga një person tek tjetri

Shumica e njerëzve vendosin që të trajtohen vete me të ashtuquajturat "cold medications", domethënë medikamente për gripin, gjë që paraqet përdorimin e terapisë simptomatike, duke mos kërkuar paraprakisht ndihmë profesionale mjekësore.

Infeksionet respiratore të sipërme përbëjnë proces infektiv të një prej pjesëve përbërëse të traktit të sipërm respirator. Në mënyrë të përshtatshme, proces inflamator i lokalizuar në zonën e zgavrës së hundës shënohet si rhinitis, sinusitis, fyti – pharyngitis, bajamet – tonsillitis, gabzheri – laryngitis.

Shkruan: Prof. Dr. Jane Netkovski, Klinika Universitare për veshë, hundë dhe fyt – Fakulteti i Mjekësisë, Shkup

Infeksionet respiratore të sipërme janë një nga arsyet më të zakonshme për vizitë tek mjeku dhe sëmundjet më të zakonshme që janë justifikim për mungesë në punë dhe shkollë. Bëhet fjalë për infeksione infektive që përhapen shpejt dhe lehtë nga një person tek tjetri. Edhe pse mund të shfaqen në çdo kohë, më të zakonshme janë gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, nga shtatori deri në mars.

Infeksionet respiratore të sipërme ndodhin si pasojë e invazionit të drejtpërdrejtë të mukozës nga viruset dhe bakteret duke mposhtur në këtë mënyrë disa bariera mbrojtëse fizike dhe imunologjike.

Simptomat më të zakonshme që lidhen me infeksionet respiratore të sipërme janë kongjestioni hundor (hundë e bllokuar), sekrecioni i hundës (rrjedhja), teshtitja, dhimbja dhe gërvishtja në fyt, dhimbje gjatë gëlltitjes, kollitja, dobësimi i përgjithshëm dhe temperatura e lartë. Simptomat më pak të zakonshme janë ndjenja e zvogëluar e të nuhaturit (hyposmia), kokëdhimbjet, presioni/pesha në pjesën e përparme të fytyrës, lotimi dhe kruajtja e syve, të përziera, vjellje, diarre etj. Simptomat zakonisht janë të pranishme midis 3-14 ditë.


Kur dhe si të fillohet me trajtimin?

Shumica e njerëzve vendosin që të trajtohen vete me të ashtuquajturat “cold medications”, domethënë medikamente për gripin, gjë që paraqet përdorimin e terapisë simptomatike, duke mos kërkuar paraprakisht ndihmë profesionale mjekësore.


Për vizitë te mjeku, pacientët vendosin në rastet kur simptomat bëhen intensive, përkeqësohen ose janë të pranishme për më shumë se një javë. Kjo zakonisht ndodh tek bakteret akute të infeksioneve respiratore të sipërme. Në raste të tilla, trajtimi duhet të kryhet në përputhje me udhëzimet moderne terapeutike. Si terapi fillestare antibiotike përdoren preparatet e penicilinës (Amoxicillin ose Amoxicillin/clavulanate) në një kohëzgjatje prej 10 ditësh. Në rast të mbindjeshmërisë ndaj penicilinës (tipi 4 i hipersenzitivitetit), trajtimi kryhet me antibiotikët makrolid (Аzithromycin) ose Clindamycin ose antibiotik cefalosporin. Gjatë manifestimit alergjik ndaj penicillinës (tipit 1 të hipersenzitivitetit), antibiotikët betalaktamë nuk duhet të përdoren.

Terapia komplementare (shtesë) paraqet segment të rëndësishëm të protokollit terapeutik të infeksioneve respiratore të sipërme. Në vete përfshin përdorimin e tabletave Chymoral (trypsin-chymotrypsin), enzima proteolitike, të cilat kanë efekt të fuqishëm anti-inflamator dhe fibrinolitik, duke mundësuar eliminimin më të shpejtë të bllokimit dhe ënjtjes, gjë që lehtëson dhe përshpejton procesin e shërimit të indeve të inflamuara. Kjo e shkurton kohëzgjatjen e trajtimit. Përveç kësaj, gjithashtu tregon edhe efekt anti-exudative (mukolitik), antioksidues dhe anti-infektiv, në mënyrë që e nxit aktivitetin fagocitik të makrofagëve, duke mundësuar efekt sinergjitik me antibiotikët. Përdorimi i pikave dekongjestive të hundës, medikamentet mucoregulluese, antihistaminet dhe antiseptikët janë pjesë e barnave të terapisë adjuvante.