Prof. Dr. Netkovski: OTITIS EXTERNA – Si parandalohet dhe si shërohet?

Kjo sëmundje zakonisht shfaqet tek notarët e pishinave, lumenjve, liqeneve ose detrave, ku prania e baktereve në ujë është e madhe. Për këtë arsye, kjo sëmundje konsiderohet karakteristikë e pushimeve verore.

Otitis externa (veshi i notarit) është infeksion i kanalit të veshit të jashtëm, i cili zakonisht ndodh si pasojë e mbajtjes së ujit pas larjes ose notit, duke krijuar një mjedis të lagësht i cili është i prirur për rritjen e baktereve dhe kërpudhave. Zakonisht shfaqet tek notarët e pishinave, lumenjve, liqeneve ose detrave, ku prania e baktereve në ujë është e madhe. Për këtë arsye, kjo sëmundje konsiderohet karakteristikë e pushimeve verore.

Shkruan: Prof. Dr. Jane Netkovski, Klinika Universitare për veshë, hundë dhe fyt – Fakulteti i Mjekësisë, Shkup

Megjithatë, për t’u shfaqur infeksion në kanalin e veshit, nuk duhet të notosh. Infeksioni mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm të cilët mund të dëmtojnë lëkurën e kanalit të veshit. Pastrimi i veshëve me ndihmën e shkopinjve të pambukut dhe vendosja e objekteve të ndryshëm në vesh si kapsja e letrave, çelësi, shnolla flokësh etj. mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së inflamacionit të kanalit të veshit.

Në fillim ka një ndjesi shpimi gjilpërash në vesh dhe kruajtje. Lëkura e kanalit është e kuqe. Pastaj shfaqet dhimbja në vesh, e cila është para së gjithash është e lehtë, ndërsa tashmë është e pranishme edhe ënjtja në kanal. Karakteristikë e kësaj sëmundjeje është se dhimbja intensifikohet nga prekja, domethënë, presioni me gisht në pjesën hyrëse të kanalit të veshit ose tërheqja e veshit lartë ose poshtë. Tek infeksionet e rënda, dhimbja mund të përhapet në zonën e fytyrës, kokës dhe qafës, është e pranishme ndjenja e bllokimit të veshit, ndërsa në kanal ka sekrecion të verdhë. Në disa raste mund të shfaqet edhe temperatura e lartë, por duhet të dihet se otitis externa nuk është një sëmundje infektive.

Si të parandalohet shfaqja e “veshit të notarit”?

  • shmangni larjen në ujë të ndotur;
  • pas larjes, detyrimisht thajeni pjesën e jashtme të veshit me një peshqiri të butë dhe kthejeni kokën anësh për të larguar ujin e mbetur në kanal;
  • shmangni përdorimin e shkopinjve të pambukut për pastrimin e veshëve ose vendosjen e objekteve të ndryshme në kanalin e veshit;
  • mos e injoroni edhe dhimbjen më të vogël të veshit – në këtë mënyrë ajo nuk do të zhduket, përkundrazi do të bëhet e padurueshme.

Si të kurohet “veshi i notarit”?

Trajtimi i Otitis externa varet nga shkalla e infeksionit dhe intensiteti i dhimbjes. Për të zvogëluar dhe larguar dhimbjen përdoren Analgjetikët . Në shumicën e rasteve, “veshi i notarit” shërohet me aplikimin e rregullt të pikave antibiotike në vesh (Neomycin) për një periudhë prej 7 deri në 14 ditë. Pikat antibiotike janë efektive në shuarjen e infeksionit bakterial, ndërsa në kombinim me kortikosteroid (Dexamethason), mundëson që të largohet ënjtja dhe skuqja në kanalin e veshit, duke përmirësuar kështu gjendjen.