Prof. Dr. Petar Dejanov: Insuficienca renale kronike në Maqedoni dhe në botë

Në Maqedoni që nga vitet 1970 deri më sot, mënyra dominuese në trajtimin e insuficiencës renale kronike është hemodializa, përveç trajtimit të dializës peritoneale dhe transplantimit. Hemodializa kryhet përmes një qasje vaskulare në mënyrë që gjaku i pacientit të mund të kyçet në pajisjen për hemodializë dhe përmes membranave adekuate të pastrohet gjaku i pacientit nga toksinat, të cilat nuk mund të eliminohen nga organizmi për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

Shkruan: Prof. Dr. Petar Dejanov

nefrolog në Klinikën Universitare të Nefrologjisë – Shkup


Insuficienca renale kronike (IRK) është një problem global, pasi që më shumë se 2 milionë pacientë kanë nevojë për terapi zëvendësuese të veshkave. Ky trajtim përfshin trajtimin me hemodializë (HD), dializën peritoneale (DP) dhe transplantimin (T).

Sëmundjet më të zakonshme që kontribuojnë në paraqitjen e insuficiencës renale kronike janë diabeti dhe hipertensioni.

Këto sëmundje marrin përmasa epidemike si në vendin tonë ashtu edhe në botë. Një dekadë më parë, vetëm 10% e pacientëve me IRK kishin diabet, por sot kjo përqindje është rritur dhe është rreth 30%. Përveç diabetit, edhe hipertensioni është në një rritje të vazhdueshme, kështu që një pjesë e madhe e pacientëve me hipertension përfundojnë në IRK. Sipas proceseve fiziologjike, me kalimin e viteve zvogëlohet edhe funksioni renal. Kështu, tek pacientët e moshuar me kalimin e viteve, rritet rreziku i IRK-së dhe nevoja e mundshme për hemodializë.

Realizimi i procedurave terapeutike për trajtimin e veshkave është një proces i ndërlikuar dhe i kushtueshëm.

Ky lloj trajtimi është më i shtrenjtë edhe se trajtimi i pacientëve me diabet, si dhe pacientët kardiakë. Megjithatë, në Maqedoni, 1500 pacientë trajtohen me sukses me hemodializë, dhjetra pacientë me dializë peritoneale dhe qindra pacientë me transplantim. Pacientët e hemodializës trajtohen në njëzet qendra të hemodializës në të gjithë vendin, ndërsa qendrat e dializës peritoneale ndodhen në Shkup dhe në Strugë. Transplantimet kryhen në Klinikën për Urologji në Shkup me dinamikën prej 2 deri 3 transplantime në muaj.

Edhe në botë, trajtimi i pacientëve që kanë probleme me veshkat është i ndërlikuar dhe program i shtrenjtë për realizim, e cila veçanërisht vlen për periudhën e tranzicionit në e ’90 në vendet e Evropës Juglindore, si dhe në vendet e Balltikut. Në atë periudhë ka pasur me të vërtetë vonesë në trajtimin e insuficencës renale kronike.

Tani këto probleme janë tejkaluar dhe programet për hemodializë, dializë peritoneale dhe transplantim, në këto vende po zhvillohen me shpejtësi. Shembuj të kësaj janë:

  • Kroacia, është bërë në një udhëheqës europian në transplantimin e veshkave;
  • Rumania ku terapia zëvendësuese e veshkave ishte në fillimet e saj në vitet e ’90, por në vitet e ardhshme e rriti numrin e pacientëve në dializën peritoneale për disa qindra herë dhe i përfshiu të gjithë pacientët me probleme me veshkat;
  • Poloni, ku pas vitit 1995 numri i pacientëve në hemodializë, si dhe qendrat për hemodializë u rrit ndjeshëm;
  • Estoni, ku terapi zëvendësuese nuk ishte zhvilluar mjaftueshëm deri në vitin 1990, por në vitet e ardhshme u zhvilluan modalitetet e trajtimit, sidomos transplantimi i veshkave, kështu që mbi 50% e pacientëve kryen transplantim gjatë asaj periudhe.

Ka vende në botë që e favorizojnë dializën peritoneale, si Meksika dhe Hong Kongu. Kjo flet për qasjen racionale për shpenzimin e parave shëndetësore në këto vende. Megjithëse këto vende relativisht të zhvilluara kanë zgjedhur dializën peritoneale si dominuese dhe në të njëjtën kohë edhe mënyrë racionale në trajtimin e pacientëve që kanë probleme me veshkat.

Në Maqedoni që nga vitet 1970 deri më sot, mënyra dominuese në trajtimin e insuficiencës renale kronike është hemodializa, përveç trajtimit të dializës peritoneale dhe transplantimit. Hemodializa kryhet përmes një qasje vaskulare në mënyrë që gjaku i pacientit të mund të kyçet në pajisjen për hemodializë dhe përmes membranave adekuate të pastrohet gjaku i pacientit nga toksinat, të cilat nuk mund të eliminohen nga organizmi për shkak të mosfunksionimit të veshkave. Qasja në qarkullim bëhet përmes katetrit ose me enët e gjakut të lidhura në krah. Qasja më afatgjate dhe më e mirë për pacientët është me enët e gjakut të lidhura në krah. Në Maqedoni këto qasje bëhen në Klinikën e Nefrologjisë në Shkup, në 85-90% të pacientëve, ku edhe mbijetesa e tyre është e qëndrueshme.

Probleme më të shpeshta kanë pacientët që hemodializën e marrin përmes katetrës venoze. Ata janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe komplikimeve septike, ndaj stenozave dhe trombozave të enëve të gjakut, prandaj edhe mbijetesa e pacientëve me qasje të tilla është më e shkurtër dhe me komplikime më serioze. Në një numër të madh vendesh, trajtimi me hemodializë kryhet kryesisht përmes katetrit, siç është rasti me Shtetet e Bashkuara, Belgjikën, Suedinë, por në vendin tonë kjo përdoret vetëm në 10%.

Në Maqedoni, trajtimi i pacientëve me insuficencë renale kronike ka një traditë të gjatë prej rreth pesëdhjetë vitesh. 

Në fillim të viteve 1970 filloi trajtimi i pacientëve me probleme të veshkave në qendrat për hemodializë në Shkup dhe në Strugë. Përveç Qendrës për dializë në Shkup, Qendra për dializë në Strugë ishte në gjendje të pranonte pacientë nga qytetet e Maqedonisë, të cilat nuk kishin qendra për hemodializë në atë kohë. Gjithashtu, në këtë qendër, gjatë periudhës së verës u trajtuan edhe pacientë nga e gjithë Jugosllavia.

Në të njëjtën periudhë, filloi edhe transplantimi i veshkave në vendin tonë. Fillimisht transplantimi kryhej me ndihmën e kirurgëve më me përvojë nga Rijeka, ndërsa më vonë edhe nga kolegët tanë të specializuar në Britani, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, në mënyrë që të përballen me këto ndërhyrje të ndërlikuara. Pas disa vitesh, filloi edhe dializa peritoneale. Kjo dializë kryhet nëpërmjet katetrës së vendosur paraprakisht në  zgavrën e barkut, ku 3 deri 4 herë në ditë futet një lëng i veçantë, ndërsa pas gjysmë ore i njejti lëng largohet.

Sot, mund të jemi të kënaqur me zhvillimin e terapisë zëvendësuese të veshkave në Maqedoni. Qendrat e hemodializës funksionojnë mirë në të gjithë territorin e vendit, megjithatë, është e nevojshme që të rritet përdorimi i dializës peritoneale si dhe transplantimi. Deri më tani, transplantimi kryhej nga donatorët e gjallë, dmth. të afërmit, por në të ardhmen duhet të rritet transplantimi nga donatorët kadaverik, domethënë veshkat të mund të merren nga personat e vdekur.