Pierre de Coubertin e përkufizon sportin si një kult vullnetar dhe të zakonshëm të stërvitjes së fortë muskulore, bazuar në dëshirën për përparim, që mund të shkoj deri në rrezik. Traumatologjia e sportit është një nga faktorët më të rëndësishëm të atij rreziku. Ndjekja dhe analizimi i lëndimeve sportive ndihmon sportin, sepse në këtë mënyrë mund të organizohen, trajtohen, studiohen dhe parandalohen dëmtimet.
Boksi është sport kontakti në të cilin rëndohet shkatërrimi faktik i kundërshtarit, ndërsa në këtë mënyrë është pothuajse e pamundur të mos ketë ndonjë dëmtim. Gjatë luftës në ring, mjetet strategjike për të udhëhequr luftën janë goditjet. Fitorja varet nga forca, sasia dhe saktësia e goditjeve të sakta në pikat vitale të kundërshtarit. Varësisht nga ashpërsia dhe karakteri i goditjeve, mund të ndodhin lëndime të shumta.
Fitorja arrihet me sasi më të madhe të pikëve të grumbulluara, duke iu referuar kundërshtarit, goditje të sakta dhe të shumta, ose lufta mbaron me fitimin e një goditjeje të fortë. Ky fenomen e bën boksin sport shumë të çmuar, ndërsa boksierët sportistë të respektuar në çdo shoqëri anembanë botës.
Qëllimi është të shqyrtohen lëndimet kryesore që ndodhin në boks, të cilat janë si bazë e pasojës e veprimit të forcave të caktuara mekanike të trupit ose të ndonjë pjese të trupit, si dhe të dëmtimit të brendshëm të sistemit kockor – muskulor që ndodh gjatë trajnimeve të vështira apo luftimeve.
LLOJET E LËNDIMEVE
Pavarësisht nga ashpërsia e dëmtimit në sport ata mund të ndahen në endogjene dhe ekzogjene.
Lëndimet endogjene paraqesin ndryshime anatomike dhe fiziologjike të strukturës së indeve, kryesisht për shkak të lodhjes dhe pengesave që kanë ndodhur tek sportisti. Ato akute shfaqen për shkak të kontraktimeve të papritura, streching, shtrirjes së strukturave të butë të kontraktimeve fiziologjike (këputje të muskujve), shtrirjes së qimeve. Simptomat kronike rezultojnë nga veprimi kumulativ, kur nga tendosjet e përsëritura rezulton në dëmtim, indet ndonjëherë nuk janë në gjendje të kundërshtojnë presionin e përsëritur dhe të tepruar dhe tendosjen, prandaj edhe ndodh këputja e fibrave të muskujve, tendinave, këputje të tendinës së akilit dhimbje në pjesën e brendshme të kofshëve dhe të ngjajshme.
Lëndimet ekzogjene ndodhin me veprimin e forcave të jashtme. Këto lëndime në sport janë më të zakonshme dhe nga natyra mund të jenë më të ashpra, pasiqë janë të shkaktuara nga veprime mekanike direkte ose indirekte, dëmtime termike dhe faktorë kimikë. Nga natyra, lëndimet shkaktohen nga forca dhe kjo shkakton ndryshim në strukturën e çdo sipërfaqe të jashtëm ose të brendshëm të trupit. Në varësi të lëkurës dhe mukozës, lëndimet ndahen në të mbyllura dhe të hapura. Ato mund të jenë një shkalle dhe vëllimi të ndryshëm.
Duke veprimin e drejtpërdrejt të faktorëve mekanikë (goditjeve), vjen deri te dëmtimi i lëkurës, indeve nënlëkurore, enëve të gjakut, nervave, eshtrave dhe ijeve.
Veprimi i mekanizmave indirekt rezulton me lëndime në muskujt, ligamentet, kockat dhe nyjet.
Mikro-këputja ose laceracioni i muskujve
Nëse forca e veprimit është më e fortë atëherë mund të vjen deri te këputja e pjesshme e fibrave të caktuara të muskujve, domethënë laceracioni i muskujve. Këputja e fibrave të të caktuara të muskujve gjithashtu nënkupton ndërprerjen e enëve të vogla lokale të gjakut, që shkakton hemoragji dhe hematomë lokale të vogël (intramuskulare). Duhet të theksohet se lëndimet e mavijosura të muskujve mund të ndodhin në momentin kur muskujt zakonisht janë në tkurrjen maksimale, ndërsa fibrat në tension maksimal. Në kushte të tilla, muskujt dëmtohen shumë lehtë dhe këputen, ndërsa gjerësia e rrethit të mavijosur është gjithnjë më e madhe.
(Vijon: Klasifikimi i lëndimeve)