Prof. Dr. Shukova-Stojanovska: Nuk ka recetë magjike për fitore, as ushqim magjik!!!

Gjithmonë është më mirë që të konsumohet ushqimi para stërvitjes ose kompeticionit, por ushqimi duhet të zgjidhet me kujdes. Pse?

KARAKTERISTIKAT E TË USHQYERIT PARA FILLIMIT TË GARAVE

NUK KA RECETË MAGJIKE PËR FITORE, AS USHQIM MAGJIK!!! Çdo individ duhet të eksperimentojë me veten dhe të shohë se cili lloj i ushqimit ka performancë më të mirë. Sigurisht, kjo duhet të bëhet gjatë stërvitjes, ndërsa në ditën e konkurrimit të konsumojë ushqime të kontrolluara me të cilat atleti është mësuar. Në parim, gjithmonë është më mirë që të konsumohet para stërvitjes ose garave, por të zgjidhet me kujdes ushqimi. Pse? Për shkak se:

Shkrua: Prof. Dr. Daniela Shukova-Stojmanovska,Fakulteti i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit, Shkup

– siguron energjnë për aktivitetet në vijim;

– parandalon hipoglikeminë;

– e qetëson lukthin;

– e qetëson trurin, pasi që trupi ka energji të mjaftueshme.

Sipas Clark N. 2000, për t’u tretur një vakt ushqimor i bollshëm nevojiten 3 deri 4 orë, për vakt më të vogë dy deri në tre orë,  për një vakt të lëngshëm (nga blenderi) nevojitet një ose dy orë dhe për një meze të lehtë nevojitet një orë. Duke marrë parasysh këtë, është e nevojshme që të përshtatet marrja e ushqimit për veprimtarinë që paraprinë.

Kështu, nëse një sportist duhet të ketë aktivitet intensitet më të lartë, duhet të marrë një vakt ushqimorë 4 orë para aktivitetit, por nëse bëhet fjalë për një stërvitje të lehtë, atëherë mund konsumojë në një meze të lehtë 10-15 minuta para saj.

Asnjëherë nuk duhet të shkohet i uritur në stërvitje ose kompeticion!

Çdo stërvitje ose kompeticion duhet të ndiqet nga dy vakte ushqimore!!! Deri në 2 orë përpara ndeshjes, duhet të futen karbohidratet me indeks të moderuar dhe të ulët glikemik, së bashku me para hidratimin (marrje të mjaftueshme të ujit ose lëngjeve). Gjatë sporteve të rezistencës (të cilat zgjasin më gjatë) lejohen sheqerna me indeks të lartë glikemik.

Asnjëherë përpara stërvitjes ose kompeticionit nuk duhet të merret ushqim që shkakton gazra apo ushqime që konsumohen për herë të parë (duhet të shmanget eksperimentimi në këtë periudhë).