PROF. DR TATJANA JAQOVSKA: Mbi 230 mjekë dhe farmacistë morën pjesë në Simpoziumin e parë të Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë

Simpoziumi me titull “Kolla kronike tek fëmijët dhe sëmundjet shoqëruese”: Një pjesë e atmosferës nga Struga

Në muajin më të bukur pranveror të majit (5-7 maj), në hapësirat e hotelit “Drim” të Strugës u mbajt Simpoziumi i parë me pjesëmarrjen ndërkombëtare të Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë, i titulluar “Kolla kronike tek fëmijët dhe sëmundjet shoqëruese”.

“Në simpozium morën pjesë mbi 230 mjekë dhe farmacistë. Krahas leksioneve plenare dhe prezantimeve, pati edhe simpoziume satelitore. Programi shkencor ishte i ndarë në tre ditë dhe përfshinte tema nga fusha e pulmologjisë pediatrike dhe alergologjisë, mikrobiologjisë, otorinolaringologjisë dhe kirurgjisë”, sqaron kryetarja e Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë, Prof. Dr. Tatjana Jaqovska, e cila së bashku me bordin shkencor dhe organizativ, u kujdesën që ky simpozium të ishte jashtëzakonisht mirë i organizuar dhe mori vlerësime të shumta pozitive nga pjesëmarrësit.

Prof. Dr. Tatjana Jakovska, kryetare e Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë (SHRPM), organizatore e Simpoziumit me pjesëmarrje ndërkombëtare “Kolla kronike tek fëmijët dhe sëmundjet shoqëruese”

Më çfarë përshtypje u kthyet nga Struga, a jeni e kënaqur nga me atë që u arrit dhe në përgjithësi me ambientin në të cilin u zhvillua kjo ngjarje tejet e rëndësishme? Cili ishte qëllimi dhe çfarë do të veçonit më shumë nga kjo përvojë?

Prof. Dr. Tatjana Jaqovska: Mysafirët nga Kembrixhi patën nderin të hapin sesionin e parë me ligjëratën e tyre. Dr. Dona MekShejn dhe Prof. Dr. Andres Flloto, pas së cilës pasuan edhe ligjëratat nga prof. Dr. Aspazija Sofianova dhe Dr. Zhellka Vasiç-Lonqariq (Kroaci). Me kënaqësinë tonë të madhe, në ditën e parë të simpoziumit u bë promovimi i dy librave “Vitamina D dhe shëndeti i frymëmarrjes” nga autorët prof. Dr. Tatjana Jaqovska dhe asst. Dr Vesna Micevska, si dhe libri “Astma te fëmijët – fenotipet e astmës dhe fëmijët” nga prof. Dr Angjellka Stojkoviq.

Fjalimin dhe hapjen solemne e bëra unë si kryetare e Shoqatës, Dr. Besa Pocesta, këshilltare e ministrit të Shëndetësisë, kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, prof. Dr. Goran Dimitrov dhe kryetari i Shoqatës së Pediatërve prof. Dr. Aspazija Sofianova, pasuar me një koktej mirëseardhjeje.

Dita e dytë dhe e tretë e simpoziumit u shënua me ligjërata të shumta nga kolegët tanë fqinjë: prof. Mirjana Turkall (Spitali i Fëmijëve në Srebrenjak, Zagreb, Kroaci), prof. Dr. Angjellka Stojkoviq (Klinika Pediatrike Kragujevc, Republika e Serbisë), Dr. Aleksandar Softiq (Instituti për Nënën dhe Fëmijën, Beograd, Serbi), prof. Dr. Davor Plavec (Spitali i Fëmijëve i Srebrenjës, Zagreb, Kroaci). Kolegë nga Instituti për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, asst. Dr. Ivana Aranaudova-Danevska, Dr. Mirjana Popovska, Dr. Veselinka Josifova-Mitrovska, shkencëtare, bashkë. Dr. Katerina Boshkovska, asistent profesor Dr. Gorica Popova, si dhe miqtë dhe kolegët tanë nga Qendra Klinike “Nënë Tereza”, prof. Sashko Jovev (Klinika e Kardiokirurgjisë), prof. Dr. Goran Dimitrov dhe asistent profesor Dr. Valentina Tofillovska (Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës), Dr. Zoran Arsovski (Klinika e Pulmologjisë), prof. Dr. Katerina Stavriq (Departamenti i Mjekësisë Familjare), Dr. Sead Zejnel (Drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz), dr. Biljana Shurbevska (Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz), prof. Aleksandar Sajkovski dhe Dr. Natasha Çuçkova (Spitali klinik “Sistina”), prof. Dr. Sonja Bojaxhieva, prof. Filip Duma, prof. dr Silvana Naunova-Timovska dhe Shkencëtar, bashkëpunëtori Dr. Hristina Manxhukovska (Klinika për sëmundje të fëmijëve).


Gjatë simpoziumit mbizotëronte një atmosferë e mrekullueshme e mbushur me shkëmbim përvojash, përfitim njohurish si dhe shoqërim, argëtim i mrekullueshëm, që pas një periudhe të gjatë simpoziumesh online mungonte mes të gjithë kolegëve.


Sesioni i fundit në simpoziumin në fjalë, u shënua me 31 prezantime nga kolegët tanë me punimet e tyre shkencore dhe përvojat nga pacientët. Gjatë simpoziumit mbizotëronte një atmosferë e mrekullueshme e mbushur me shkëmbim përvojash, përfitim njohurish si dhe shoqërim, argëtim i mrekullueshëm, që pas një periudhe të gjatë simpoziumesh online mungonte mes të gjithë kolegëve.

Interesim i madh për simpoziumin e parë të Shoqatës Respiratore Pediatrike të Maqedonisë
Shoqata Respiratore Pediatrike e Maqedonisë do të vazhdojë të punojë në interes të edukimit të përbashkët dhe përmirësimit të shëndetit të pacientëve. Janë planifikuar aktivitete të reja si takime me ekspertë dhe punëtori që në të ardhmen do të vijojë edhe një tjetër simpozium i tillë.

Cilat janë konkludimet e simpoziumit?

Prof. Dr. Tatjana Jaqovska: Në simpozium u prezantuan risitë dhe rekomandimet e reja, si shkëmbimi i përvojave, vendosja e protokolleve, prezantimi i procedurave të reja, vendosja e kontakteve personale mes prezantuesve dhe mysafirëve si dhe u arritën marrëveshje për vizitë në qendra të caktuara jashtë vend.

Shoqata Respiratore Pediatrike e Maqedonisë është një shoqatë e sapoformuar profesionale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për çrregullimet e mushkërive pediatrike, të përmirësojë diagnostikimin dhe trajtimin. Cilat janë aktivitetet e ardhshme të Shoqatës?

Prof. Dr. Tatjana Jaqovska: Shoqata Respiratore Pediatrike e Maqedonisë, do të vazhdojë të punojë në interes të edukimit të përbashkët dhe përmirësimit të shëndetit të pacientëve. Janë planifikuar aktivitete të reja si takime me ekspertë dhe punëtori që në të ardhmen do të vijojë edhe një tjetër simpozium i tillë.

 (K.SH.D)

Përktheu dhe përshtati:S.N