Prof. Dr. Ugrinovski: Me intraoperative neuromonitoring përmisohen rezultatet operacionale dhe parandalohen dëmtimet e mundshme të indit nervor

Kjo është një metodë e cila aplikohet gjatë operacionit të indit nervor dhe përfaqëson monitorimin e funksionit të indit nervor, pavarësisht nëse bëhet fjalë për nerve periferik, ose nervet që dalin nga truri, të ashtuquajtura nerva kranore ose disa zona aktive në tru.

Çfarë është intraoperative neuromonitoring?

Vet emri tregon se bëhet fjalë për një metodë e cila aplikohet gjatë operacionit të indit nervor dhe përfaqëson monitorimin e funksionit të indit nervor, pavarësisht nëse bëhet fjalë për nerve periferik, ose nervet që dalin nga truri, të ashtuquajtura nerva kranore ose disa zona aktive në tru. Kjo është një metodë e veçantë e cila ka disa dekada në praktikën rutinore dhe ne në spitalin tonë e aplikojmë në lloje të caktuar të kirurgjisë neurokirurgjike.

Shkruan: Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, neurokirurg

Kjo metodë mundëson që gjatë operacionit të monitorohet, të vëzhgohen efektet e vetë operacionit, të identifikohen disa struktura nervore – cili është funksioni i tyre dhe si parandalohet dëmtimi i tyre. Për shembull, gjatë operacionit të palcës kurrizore, kurrizit dhe palcës kurrizore, shumë me rëndësi është që të shihet përçueshmëria e indit nervor në pjesët e poshtme, ku nervat kurrizore furnizohen, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet dhe për të parë nëse ndërhyrja jonë ka sjellë ndonjë përmirësim.

Me aplikimin e kësaj metode përmisohen rezultatet operacionale dhe prandalohet dëmtimi i mundshëm i indit nervor.

Për shembull, do të ishte e paimagjinueshme që operimi i tumoreve në pjesën e prapme të kafkës, ku ka një numër të madh të strukturave funksionale dhe të rëdësishme, të bëhej pa aplikimin e kësaj metode, pa aplikimin e neuromonitoring.

Metoda kërkon aparaturë të veçantë dhe një ekip neurologësh të aftë

Mbi të gjitha, kjo metodë kërkon aparaturë të veçantë dhe një ekip të aftë neurologësh, përkatësisht neurofiziologë të cilët janë të trajnuar për të ndjekur funksionet e indeve nervore. Për shembull, gjatë operimit të tumorit në këndin pontocerebral, tumor i cili përfshin disa nga nervat kranore të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionin e frymëmarrjes, kollitjes, gëlltitjes, mimikat e fytyrës. Është një strukturë aq e pasur në një hapësirë aq të vogël, sa që është e pamundur të identifikohet me një mikroskop operativ pa përdorimin e monitorimit. Me anë të monitorimit unë stimuloj pjesë të caktuara të tumorit, indeve nervore ose nervave dhe marr përgjigje, gjithashtu e identifikoj se kush është ai nerv dhe cila pjesë i irriton. Kështu pra, unë e di ku gjendet dhe e di si ta ruaj.

Kjo metodë, mbi të gjitha kërkon aparaturë të veçantë dhe një ekip neurologësh të aftë, përkatësisht neurofiziologë të cilët janë të trajnuar për të ndjekur funksionet e indeve nervore.

Pa këto aparatura, operimi i epilepsisë është diçka e paimagjinueshme. Kështu pra filluam me trajtimin operativ të epilepsisë, për shkak se gjatë operacionit kemi mundësi t’i masim aktivitetet e korës së trurit – korteksit dhe të përcaktojmë saktësisht zonën e cila shkakton epilepsi në mënyrë që të mundemi ta heqim me anë të kirurgjisë, në të njëjtën kohë të mos dëmtojmë ndonjë nga funksionet e trurit, siç është funksioni motorik, lëvizja në anën e kundërt të trupit, fjalim etj.

Jo çdo epilepsi i nënshtrohet terapisë kirurgjikale

Bashkëpunimi është çelësi i suksesit

Monitorimi intraoperativ është një metodë relativisht e thjeshtë e cila kërkon pajisje dhe staf të trajnuar dhe profesional. Ajo çka i japim theks të veçantë në spitalin tonë, është pikërisht kjo: puna ekipore që përfshin mjekë me veçori të ndryshme të cilat plotësojnë njëra-tjetrën. Për mua është një përfitim i madh nëse gjatë operacionit marr informata nga një neurofiziolog që më thotë, prisni, këtu ka një reagim, ndaloni, shmangeni këtë vend, etj. Ky është një përfitim i paçmuar për neurokirurgun, sigurisht kjo është edhe në dobi të pacientit.

Përzgjedhja e pacientit për terapi kirurgjikale të epilepsisë

Jo çdo epilepsi i nënshtrohet terapisë kirurgjikale. Qasja fillestare e epilepsisë është terapia me anë të medikamenteve. Nëse kjo nuk jep rezultate dhe krizat vazhdojnë, ndërsa antiepileptikët nuk ndihmojnë, atëherë kombinohen me një tjetër antiepileptik. Këtë më së miri e dinë neurologët, ata janë të parët të cilët bëjnë përzgjedhjen se cili pacient është i përshtatshëm për trajtim kirurgjikal. Nëse terapia me medikamente ka efekt, as që mendojmë për ndërhyrje kirurgjikale. Nëse nuk japin efektin e dëshiruar, ndërsa në ekzaminimet e kryera të EEG, inçizimin e aktivitetit të trurit, rezonancës magnetike ose tomografisë kompjuterike, vërehet se ka një fokus, atëherë të ashtuquajturat ‘pikat e nxehta’ nga e cila gjenerohet epilepsia, në këtë rast mund të mendohet për trajtim kirurgjikal.

Do të ishte e pamundur që operimi i tumoreve në pjesën e prapme të kafkës, ku ka një numër të madh të strukturave funksionale dhe të rëdësishme, të bëhej pa aplikimin e kësaj metode, pa aplikimin e neuromonitoring.

Kur pacienti përzgjidhet për trajtim kirurgjikal të epilepsisë, është shumë e rëndësishme që në tru të hapur ose intraoperativ, të vendosen elektroda, të regjistrohet aktiviteti i trurit gjatë operacionit, me qëllim që të përcaktohet saktësisht madhësia dhe vendndodhja e pikave të epilepsisë, dhe këto pika të nxehta të hiqen, në mënyrë që të mos të dëmtojnë asnjë funksion tjetër të trurit.