SHKRUAN
Prof.Dr. Vasil Iliev, specialist gjinekolog-obstetër, subspecialist urogjinekolog
♦♦♦♦♦♦♦
Prolapsi i organeve gjenitale ose e njohur ndryshe si “rënja e mitrës” dhe inkontinenca – mosmbajtja e urinës janë kushte të zakonshme tek gratë. Mbi 47% e grave do të preken nga ky problem gjatë jetës së tyre.
Prolapsi ndodh si pasojë e dobësimit të indeve dhe muskujve në legen (pelvis), gjatë së cilës mitra lëviz ose zbret nga pozicioni i saj normal.
Mund të ndodhë që prolapsi të mos jetë vetëm në organet gjenitale por edhe në fshikëz ose në kanalet e urinës. Në këtë rast bëhet fjalë për prolapsin uro-gjenital, në të cilin shfaqet çrregullim jo vetëm përsa i përket pozicionit anatomik, por edhe funksionit të organeve të tjera të prekura.
Arsyet janë të shumta, por para se gjitha dominojnë mosha, lindja (sidomos vagjinale), obeziteti, puna fizike, faktorët trashëgues, dobësimi i strukturave mbështetëse të muskujve etj.
E thënë ndryshe, pozicioni anatomik i dëmtuar është në fakt hernie e një ose më shumë pjesëve të organeve gjenitale të brendshme të gruas dhe e vetë fshikëzës dhe/ose uretrës (dalja e kanalit të urinës).
Nga ana tjetër, funksioni i dëmtuar manifestohet me probleme të urinimit dhe mund të ndryshojë nga urinimi i shpeshtë me ose pa ndjenjën e nevojës për të urinuar, nëpërmjet stres inkontinencës (mosmbajtja e urinës gjatë sforcimit, kollitjes, teshtitjes, të qeshurit, marrëdhënieve seksuale etj.), zbrazje jo e plotë e fshikëzës, uro-infeksione, probleme ose pamundësi për të kryer marrëdhënie seksuale.
Prolapsi ndodh si pasojë e dobësimit të indeve dhe muskujve në legen, gjatë së cilës mitra lëviz ose zbret nga pozicioni i saj normal. Mund të ndodhë që prolapsi të mos jetë vetëm në organet gjenitale, por edhe në fshikëz ose kanale.
Arsyet janë të shumta, por para se gjitha dominojnë mosha, lindja (sidomos vagjinale), obeziteti, puna fizike, faktorët trashëgues, dobësimi i strukturave mbështetëse të muskujve etj.
Zbritja e mitrës, mureve vaginale ose fshikëzës mund të jetë jo e plotë – në këtë rast gratë zakonisht nuk janë të vetëdijshme për ekzistencën e problemit, por diagnostikohen rastësisht gjatë ekzaminimit gjinekologjik. Në rastet kur problemi është më i theksuar tek pacientët shfaqen simptoma që kanë të bëjnë me rëndesën veçanërisht kur lëvizin/ecin. Të pranishme janë edhe dhimbjet, shpesh në pjesën lumbale të shtyllës kurrizore, pastaj probleme me zbrazjen e fshikëzës dhe ndjenjën e zbrazjes jo të plotë, si dhe dhimbje ose djegie gjatë urinimit ose urinim të pavullnetshëm. Zakonisht prolapsi shoqërohet me stres inkontinencën (mosmbajtjen e urinës/ urinimin e pavullnetshëm).
Zgjidhjet e mundshme
Është më e rëndësishme që çdo grua të jetë e vetëdijshme se ka një zgjidhje efektive për këtë problem.
Bëhet fjalë për operacione vaginale minimalisht invazive, me qëndrim të shkurtër në spital dhe shërim të shpejtë që mundëson rikthimin në aktivitetet e përditshme pa pasoja.