Prof. Dr. Vinka Vukotiq: Cistet nuk duhet të lihen pas dore, pasi mund të çojnë në komplikime serioze

Cistiti akut është një nga infeksionet më të zakonshme tek femrat midis moshës 15 dhe 50 vjeçare, gjegjësisht në periudhën seksuale aktive. Ky inflamacion i përket grupit të infeksioneve të traktit të sipërm urinar, zakonisht i shkaktuar nga bakteret që mund të hyjnë në sistemin urinar përmes uretrës ose rrallë herë përmes qarkullimit.

Shkruan: Prof. Dr. Vinka Vukotiq

Urologe


Supozohet se çdo grua të paktën pesë herë gjatë jetës së saj ka inflamacion të fshikëzës, ose cistis. Kjo njëkohësisht është edhe infeksioni më i zakonshëm i traktit urinar, i cili për fat të mirë nuk është i komplikuar dhe është lehtësisht i shërueshëm. Gratë janë më të prirura ndaj infeksioneve të traktit urinar për shkak të anatomisë, pasiqë kanali i fshikëzës është më i shkurtër se te meshkujt, dhe kështu më shumë të ekspozuar ndaj infeksioneve. Inflamacioni i fshikëzës zakonisht i prek femrat e reja që sapo hyjnë në marrëdhënie seksuale, por gjithashtu janë të prirura edhe gratë pas menopauzës.

Por, koncepti i gabuar më i zakonshëm është ai që bart infeksionin. Inflamacioni ndodh vetëm në trupin e gruas pasiqë bakteret që shkaktojnë infeksionin gjenden tashmë në traktin urinaro-gjenital të gruas.

Cistiti akut është një nga infeksionet më të zakonshme tek femrat midis moshës 15 dhe 50 vjeçare, gjegjësisht në periudhën seksuale aktive.

Ky inflamacion i përket grupit të infeksioneve të traktit të sipërm urinar, zakonisht i shkaktuar nga bakteret që mund të hyjnë në sistemin urinar përmes uretrës ose rrallë herë përmes qarkullimit. Megjithëse më pak e zakonshme, cistiti mund të shfaqet edhe si reagim ndaj radioterapisë, gjatë përdorimit të ilaçeve të caktuara ose irrituesve (spreje vaginale, kateter), por mund të jetë edhe ndërlikim i disa sëmundjeve të tjera.

Gratë janë më të prirura ndaj infeksioneve të traktit urinar për shkak të anatomisë, pasiqë kanali i fshikëzës është më i shkurtër se te meshkujt, dhe kështu më shumë të ekspozuar ndaj infeksioneve.

Inflamacioni i fshikëzës mund të jetë i dhimbshëm dhe shqetësues, por mund të bëhet edhe problem serioz shëndetësor nëse infeksioni prek edhe veshkat.

SIMPTOMAT

Urina e turbullt, urinimi i shpeshtë gjatë ditës dhe natës, vështirësi gjatë urinimit dhe urinim i dhimbshëm, urinim urgjent (vështirësi në mbajtjen e urinës), erë e pakëndshme e urinës, gjak në urinë, dhimbje barku, shqetësim dhe presion në pjesën e poshtme të barkut, dhimbje shpine dhe dhimbje gjatë përfundimit të urinimit janë simptomat e cistitit akut. Të gjitha ato shfaqen për shkak të irritimit të mukozës së fshikëzës.

Dhimbja e shpinës, temperatuar e lartë dhe ethet, nauzeja dhe të vjellat, si dhe urinimi i shpeshtë dhe i dhimbshëm që zgjat më shumë se një ditë janë shenjat kryesore të infeksionit në veshka, dmth., infeksionit të traktit të sipërm urinar. Në raste të tilla, duhet të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.

INFEKSIONI BAKTERIAL

Cistiti është zakonisht bakterial dhe shfaqet kur një bakter hyn nga jashtë në traktin urinar përmes uretrës, ku shumëfishohet. Lloje të ndryshme të bakteres Escherichia coli janë shkaqet më të zakonshme të cistitit bakterial. Ndjekur nga klebsiella, proteus mirabilis, enterococcus dhe staphylococcus saprofyticus. Infeksioni bakterial i fshikëzës te gratë gjithashtu ndodh si rezultat i aktivitetit seksual, por edhe gratë seksualisht joaktive janë të ndjeshme ndaj infeksioneve të traktit urinar, pasi që në traktin gjenital të tyre shpesh gjenden baktere që shkaktojnë inflamacion në fshikëz.

INFEKSIONI I VESHKAVE

Kur infeksionet e fshikëzës nuk trajtohen dhe mjekohen në kohën e duhur ose aspak, atëherë ndodh infeksioni i veshkave i quajtur pyelonephritis. Nëse këto infeksione janë të zakonshme, ato gjithashtu mund të dëmtojnë veshkat.

Cistiti është zakonisht bakterial dhe shfaqet kur një bakter hyn nga jashtë në traktin urinar përmes uretrës, ku shumëfishohet

Gjatë inflamacionit të fshikëzës mund të shfaqet gjak në urinë (hematuria). Kjo është në fakt, prania e eritrociteve në urinë, të dukshme vetëm nën mikroskop. Dukuria e tillë zakonisht humbet pas trajtimit adekuat, por zakonisht tek cistiti i shkaktuar nga bakteret, gjaku mund të shihet edhe me sy.

DIAGNOZA

Nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se një ditë, pacienti duhet të shkojë për vizitë te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur. Në bazë të këtyre simptomave, caktohet diagnoza. Nëse infeksioni shfaqet për herë të parë, nuk nevojiten hetime të mëtejshme, por është e mjaftueshme që mjeku të pyes për simptomat pacientin dhe të konfirmojë diagnozën. Bazuar në simptomat dhe anamnezën, mjeku vendos se cilat teste do të duhet të kryhen. Fillimisht kryhen testet për të kontrolluar nëse ka baktere dhe sasi më të madhe leukocitesh në urinë, si rezultat i inflamacionit të fshikëzës. Meqenëse këto teste orientuese mund të jenë negative, gjithmonë kryhet urinokultura. Kjo konfirmon diagnozën, në prani të baktereve në urinë dhe llojin dhe sasinë e bakterit në një mililitër të urinës, dhe bazuar në këtë përshkruhet antibiotiku i përshtatshëm.

PARANDALIMI

Masat parandaluese janë shumë të thjeshta. E rëndësishme ështtë të pini shumë lëngje, të paktën një litër e gjysmë në ditë. Lëngu duhet të pihet nga pak në gllënjka, jo menjëherë. Sepse kur pini shumë lëngje, vjen deri te nxitja për urinim, dhe kështu bakteret shumohen. Meqenëse marrëdhëniet seksuale shpesh provokojnë inflamacion, këshillohet që të urinoni pas marrëdhënieve seksuale. Herë pas here rekomandohej të çaj uvin ose çaj të boronicës së kuqe. Rregullimi i jashtëqitjes është gjithashtu i rëndësishëm, sepse ato persona që kanë shpesh konstipacion kanë më shumë të ngjarë të kenë inflamacion të fshikëzës. Nevoja e rregullt zvogëlon tendencën për infeksione, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve.