Prof. Mr. Antoan Papacafa: Roli dhe rëndësia e edukimit fizik në zhvillimin e fëmijëve të moshës parashkollore

Ashtu si të gjitha format e edukimit dhe arsimit, ashtu edhe aktivitetet e edukimit fizik duhet që në mënyrë të menduar të organizohen dhe realizohen. Secili aktivitet duhet të ketë qëllimin e vet sipas një plani të paracaktuar. Të gjitha aktivitetet e edukimit fizik duhet të përmbajnë në vete kënaqësi, lëvizshmëri, gëzim dhe qetësi. Duhet të bëhen përpjekje për të arritur harmoninë mes aktiviteteve dhe aftësive psikoo-fizike të fëmijëve.

Shkruan: Prof. Mr. Antoan Papacafa


Edukimi fizik dhe shëndetësor në kopshte në praktikë është e nevojshme t’i kushtohet më shumë vëmendje duke e ditur rëndësinë e tij për zhvillimin e fëmijëve që nga mosha më e hershme. Prandaj, është e domosdoshme që të sigurohen kushte adekuate për realizimin e lehtë të programit të edukimit fizik: sallë, oborr, të sigurohet kohë për përdorimin e ushtrimeve fizike, aktivitete, pajisje sportive, përdorimin e faktorëve natyrorë, sigurimin e kushteve të nevojshme higjienike për realizimin e aktiviteteve të edukimit fizik, në mënyrë që të ndihmojnë zhvillimin e duhur psiko-fizik të fëmijëve.

Detyrat e edukimit fizik dhe shëndetësor tek këto fëmijë janë si më poshtë:

  • Të kontribuojë në ruajtjen dhe forcimin e shëndetit, të kujdeset për zhvillimin e duhur dhe rritjen e organizmit të fëmijës;
  • Të formojë dhe të zhvillojë shprehitë e nevojshme higjienike për higjienën personale dhe higjienën mjedisore dhe të ndikojë në pavarësinë e fëmijëve gjatë veshjes dhe xhveshjes;
  • Të ndikojë në mënyrë sistematike në zhvillimin e aftësive lëvizëse të fëmijëve;
  • Të formojë shprehi për stërvitje ditore;
  • Të ndikojë në zhvillimin intelektual, moral dhe estetik të fëmijëve;
  • Me edukimin fizik dhe shëndetësor të krijohet një bazë e shëndoshë për punë të mëtejshme edukative.

Zhvillimi fizik i fëmijëve parashkollor karakterizohet nga shumë veçori dhe ligje, si anatomike ashtu edhe fiziologjike.

Për t’i kuptuar më mirë këto ligje, dmth dukuritë që zhvillohen në organizmin e fëmijëve, është e nevojshme njohja e nocioneve bazë të funksioneve fiziologjike.
Fëmija duhet të marrë pjesë në mënyrë aktive në organizimin e mjedisit për ushtrime. Në mënyrë individuale ose në grup i ngre, i mbart dhe i vendos objektet në hapësirë, ndërsa pas përdorimit i kthejnë ato në vendin e caktuar. Pjesëmarrja e fëmijëve në organizimin e aktivitet-lojës është e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e iniciativës, pavarësisë, bashkëpunimit ndërmjet fëmijëve, por edhe për shkak se ata ndjejnë kënaqësi që janë aktivë dhe kënaqen në të.
Në aktivitetet e organizuara të edukimit fizik në çerdhe, detyrat e përmendura nuk zgjidhen vetëm, por edukatori i orienton fëmijët duke kryer njëkohësisht më shumë detyra nga të cilat varet zhvillimi i tyre.

Edukimi fizik duhet të jetë shqetësim i përbashkët i kopshtit dhe familjes. Edukatori duhet të informojë prindërit me programin kjo zonë arsimore dhe të propozojë ndonjë mënyrë bashkëpunimi.

Gjatë punës me fëmijë duhet të përdoren forma të ndryshme të punës, duke i kombinuar në këtë aspekt formën frontale, grupore dhe individuale të punës në varësi të kushteve, mundësive, moshës, mjedisit, pajisjeve të kopshtit, përvojës së fëmijëve dhe kështu me radhë. Në kuadër të gjithë kësaj duhet të dini se, megjithëse kryesisht kujdesen për përvojat e përbashkëta nga aktivitetet, megjithatë sigurojnë kushtet e nevojshme, fëmijët në kohë të caktuar të qëndrojnë “me veten e tyre”, të merren me aktivitete individuale dhe të lihen në dispozicionin e kohës, të fillojnë me aktivitete të caktuara, si dhe të njëjta t’i çojnë deri në fund.

Organizimi i menduar i hapësirës, jetës dhe punës edukative në kopshte është parakusht themelor që këto institucione të mos jenë vetëm një vend ku fëmijët do të përgatiten për jetën, por edhe një vend ku ata do të fitojnë përvojë të pasur sociale dhe njohëse për njerëzit, natyrën, mjedisin si dhe për veten e tyre.

Për këtë qëllim, në konkretizimin e përmbajtjes specifike të programit nga zonat edukative individuale në kopshte, në mënyrë fleksibile planifikohet koha për kryerjen e aktiviteteve të edukimit fizik, duke u përpjekur që fëmijët të motivohen dhe të mos ndërpriten gjatë aktiviteteve, sidomos tek ato tek të cilat janë të angazhuar.

Gëzimi që fëmijët përjetojnë gjatë aktiviteteve të tilla siguron kushte për shëndet më të mirë mendor dhe socializim pozitiv. Duke ushtruar ata fitojnë vetëkontroll, pavarësi, vetëbesim, besueshmëri në vetvete, lirohen nga tensioni, nervozizmi dhe agresiviteti.

Kohëzgjatja e aktiviteteve të organizuara në grupe të caktuara, varet nga aftësia e tyre psikofizike.

Metodologjia e re e edukimit fizik e përfaqëson tezën se, fëmijët duhet të jenë aktivë gjatë të gjitha aktiviteteve. Kurba grafik gjatë aktivitetit duhet të lëviz lartë – me përpjekje maksimale dhe poshtë – me një pauzë për pushim. Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët kanë nevojë për shumë kohë të shkurtër pushim gjatë aktivitetit (vetëm disa sekonda), në mënyrë që të mund të vazhdojnë me të njëjtin aktivitet. Kjo është kështu pasiqë fëmija e ndjen vet se kur është i aftë për punë, ndërsa kur të lodhet heq dorë nga aktiviteti.
Për të organizuar edukimin fizik dhe shëndetësor tek fëmijët e moshës parashkollore, është veçanërisht e rëndësishme të arrihet një shkallë e caktuar e zhvillimit të aftësive motorike.

Lëvizjet më të rëndësishme trupore të përditshëm janë ato që zhvillohen në një mënyrë specifike
në zhvillimin e fëmijës.

  • Deri në fund të moshës dy vjeçare, fëmija i mposht lëvizjet me të cilat mund të plotësojë nevojat themelore. Fillon të vrapojë, të kërcejë duke i larguar këmbët nga toka, dhe më pas duke i hapur ato. Rënia është e vështirë, joelastike. Fëmija i kësaj moshe fillon të njohë personazhet, shqipton fjalë, dallon nocionet: përpara, prapa, e vështirë, e lehtë. Vëmendja e këtyre fëmijëve është e ndryshueshme.
  • Fëmijët e moshës nga tre deri në katër vjeç, edhe pse i kanë zotëruar lëvizjet kryesore, ato janë relativisht të ngadalta dhe jo të sigurta. Ata fillojnë të zbulojnë dhe të njohin hapësirën që i rrethon. Njohin objektet në bazë të formës, ngjyrës, zërit dhe qëllimit, i zotërojnë nocionet: lart, poshtë, përpara-mbrapa, majtas-djathtas, rrotullim etj. Vëmendja tek këta fëmijë është e ndryshueshme, shpesh e zhvendosin nga një subjekt në tjetrin.
  • Fëmijët e moshës katër deri në pesë vjeç nën ndikimin e faktorëve biologjikë në zhvillim janë më të shpejtë, më të lëvizshëm dhe më lehtë të adaptueshëm në një mjedis të ri. Këta fëmijë e dallojnë drejtimin e lëvizjes përpara-mbrapa dhe reagojnë në mënyrë korrekte ndaj detyrave të vendosura. Mësojnë të dallojnë këmbën e djathtë nga ajo e majta, mund të vlerësojnë distancën (p.sh. të hedhin topin në një hapsirë më të gjerë). Ndjenja e ekuilibrit në këtë moshe është më e zhvilluar. Reagimi ndaj shenjave të dhëna me lëvizje të duarve ose nga zbatimi i shqisave të shikimit ose dëgjimit është më i shpejtë dhe më i saktë. Vëmendja e fëmijës është më e gjatë, kujtesa është më e mirë dhe fantazi më të zhvilluar. Detyrat që ju caktohen fëmijëve të kësaj moshe janë më komplekse.
Metodologjia e re e edukimit fizik e përfaqëson tezën se, fëmijët duhet të jenë aktivë gjatë të gjitha aktiviteteve
  • Fëmijët nga mosha pesë deri shtatë vjeç janë edhe më të avancuar dhe më të zhvilluar në shpejtësi: lëvizshmëria dhe lëvizjet janë pasuruar. Fëmijët e kësaj moshe hedhin dhe kapin topin, e drejtojnë me njërën dhe tjetrën dorë, në ecje dhe në vrapim, e godasin me këmbë, me dorën rrotullojnë hula-hoopin, ngasin biçikletën me tri rrota, trotinetin, biçikletën, notojnë etj.

Ashtu si të gjitha format e edukimit dhe arsimit, ashtu edhe aktivitetet e edukimit fizik duhet që në mënyrë të menduar të organizohen dhe realizohen.

Secili aktivitet duhet të ketë qëllimin e vet sipas një plani të paracaktuar. Të gjitha aktivitetet e edukimit fizik duhet të përmbajnë në vete kënaqësi, lëvizshmëri, gëzim dhe qetësi. Duhet të bëhen përpjekje për të arritur harmoninë mes aktiviteteve dhe aftësive psikoo-fizike të fëmijëve. Qëllimi do të arrihet kur lojërat dhe llojet e tjera të aktiviteteve fizike do të veprojnë në mënyrë të favorshme në zhvillimin fizik dhe shpirtëror të fëmijës.