Biologu molekular Prof. Igor Shtagljar nga Universiteti i Torontos beson se vaksinimi në kohë kundër gripit para fillimit të vjeshtës, kur vjen gripi sezonal, është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Ai iu përgjigj pyetjes se çfarë do të ndodhë kur të ketë një përzierje të gripit sezonal dhe koronavirusit të ri në mesin e popullatës:
“Deri më tani, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme të vaksinoheni kundër gripit, kështu që unë rekomandoj që të vaksinohemi me kohë. Gripi, siç dihet, mund të shkaktojë edhe simptoma të rënda si pneumonia, e cila çon në shtrimin në spital të pacientëve të tillë, ndërsa shpesh herë ata duhet të shpëtohen me ndihmën e respiratorit.
Unë mendoj se tani është e qartë për të gjithë se këtë vjeshtë dhe dimër na pret një valë e dytë e COVID-19. Për shkak të kësaj, vaksinimi kundër gripit mund të zvogëlojë numrin e të infektuarve rëndë nga gripi, pasi kjo vaksinë është provuar të jetë efektive në pothuajse 50 përqind të rasteve. Me fjalë të tjera, vaksinimi kundër gripit këtë vjeshtë siguron 50 përqind të lehtësirave spitalore në përfitim të pacientëve me pasoja të rënda të COVID-19.
“Sigurisht, ekziston mundësia që një person të infektohet me të dy viruset në të njëjtën kohë, si virusin e gripit ashtu edhe virusin SARS-CoV-2. Në atë rast, sistemi ynë imunitar nuk mund t’i luftojë dy viruset në të njëjtën kohë dhe probabiliteti që ai person të vdesë është shumë më i lartë”, shpjegon biologu Shtagljar për mediat kroate.