Pasojat psikologjike të karantinës, e cila këtë fundjavë ka vazhduar në disa vende të prekura nga pandemia e koronavirusit, gjë e cila aplikohet në vendin tonë gjatë fundjavave plotësisht, ndërsa gjatë javës pjesërisht, janë shqetësuese për ekspertët që merren me shëndetin mendor. Ata duan që ky problem të hetohet plotësisht.
“Vazhdimi i karantinës ishte i pritshëm, por lajmet përsëri i zhgënjyen shumë”, thekson Linda Bauld, profesore e shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut, pasi një citim të Britanisë së Madhe që njoftoi se karantina do të vazhdonte edhe për tre javë.
“Pasojat indirekte po grumbullohen. Hulumtimet e fundit kanë treguar një rritje shqetësuese të ankthit dhe depresionit tek popullata”, shton Bauld.
Konstatimi vlen për të gjitha vendet ku është zbatuar kjo masë drastike, të cilën shoqëria moderne nuk e mban mend me dekada. Në Francë, një grup i madh studiuesish, në bashkëpunim me Shkollën e hulumtimit të shëndetit publik, realizuan një studim me 1.000 të anketuar mbi lidhshmërinë dhe pasojat e koronavirusit dhe karantinës. Pas valës së parë dhe pas valës së dytë të karantinës dhe izolimit, 37% e të anketuarve shfaqën shenja të stresit psikologjik.
“Nëse kjo situatë vazhdon edhe javët e ardhshme, ajo mund të çojë në sëmundje të rëndë psikiatrike dhe rritje të kërkesës për trajtim psikiatrik pas heqjes së karantinës, gjë për të cilën duhet të jemi të përgatitur”, paralajmërojnë shkencëtarët.
NDIKIM SERIOZ NË SHËNDETIN MENDOR
Të njejtat shqetësimet i kanë edhe ekspertët e Shteteve të Bashkuara, ku “më shumë se një e treta e popullatës (36%) thonë se koronavirusi ka efekt serioz në shëndetin e tyre mendor”, thuhet në letrën e Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë dërguar anëtarëve të Kongresit.
Ata paralajmërojnë se në të ardhmen, “mund të ketë shumë më shumë qytetarë që do të kenë nevojë për ndihmë psikologjike dhe psikiatrike”, shoqata bën thirrje për investime të destinuara për raste urgjente, por edhe për investime në periudhën e rikuperimit. Kjo i referohet telekonsultimeve dhe qasjes për të trajtuar të gjithë qytetarët.
Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar tre ditë më parë bënë thirrje për “Thirrje për veprim”, duke bërë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të pasojave psikosomatike të epidemisë.
“Rritja e izolimit shoqëror, vetmisë, shqetësimeve shëndetësore, stresit dhe rënies ekonomike janë parakushte që dëmtojnë gjendjen dhe shëndetin mendor të individit”, thekson njëri prej mjekëve të përfshirë në aksionin prof. Rory O’Connor i cili shton se problemi është shumë i madh për tu injoruar.
Mjekët tashmë po e vërejnë ndikimin e izolimit te pacientëve të deritanishëm dhe të rinj, thotë prof. Antoine Pelisolo, drejtues i shërbimit psikiatrik në Spitalin Henry-Mondor në Paris.
Qasja në ndihmën profesionale do të jetë një nga sfidat kryesore për tejkalimin e krizës.
Duke pasur parasysh paragjykimet, ne nuk duam që njerëzit me çrregullime mendore të njihen si “të çmendur” në publik.
Unioni Francez i Psikiatrëve beson se të gjithë duhet të kenë qasje të lehtë deri te një psikiatër.