
Femrat gjatë periudhës së PMS-it u rekomandohet që të konsumojnë fiq, pasi që kjo do të qetësojë organizmin e tyre, do të lehtësojë dhimbjet, do të lehtësojë tensionin dhe stresin.
Fiqtë janë thesar i vitaminave të grupës B, pastaj A, C, E dhe K, ato janë të pasura edhe me hekur, kalium, kalcium dhe e gjithë kjo është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të organizmit.
Dhe më e rëndësishmja, megjithëse shumë kush mendon se fiqtë përmbajnë shumë kalori, në fakt në 100 gram fiq ka vetëm 74 kalori, ndërsa përmbajnë rreth 80 përqind ujë dhe rreth 0 përqind sheqer natyral.