Vitamina D është mikronutrient thelbësor nga grupi i vitaminave të tretshme në yndyrë. Shpesh quhet edhe vitamina e diellit, pasiqë ndryshe nga vitaminat e tjera, të cilat futen kryesisht nëpërmjet ushqimit ose shtojcave dietike, vitamina D sintetizohet në trup nën ndikimin e dritës së diellit.
Edhe pse përfitimet e kësaj vitamine janë të njohura, në të kaluarë janë parë përmes prizmit të mbrojtjes së dendësisë së kockave, ndërsa sot dihet se është lëndë ushqyese e fuqishme anti-infektive që mund të na ndihmojë të luftojmë koronavirusin.
Statusi i ulët i vitaminës D në dimër lejon epidemi virale. Sipas një studimi të fundit nga shtatë profesionistë eminentë, vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun e epidemive virale dhe pandemive në disa mënyra. Mbi të gjitha, përqendrimet më të larta të serumit D (25 (OH) D) e zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike, duke përfshirë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, infeksionet kronike të traktit respirator, diabetin dhe hipertensionin. Pika e dytë është se vitamina D zvogëlon rrezikun e infeksioneve kronike të traktit respirator përmes tre mekanizmave: mbajtja e nyjeve të ngushta, shkatërrimi i viruseve mbështjellëse dhe zvogëlimi i prodhimit të citokinave proinflamatore nga sistemi imunitar, duke zvogëluar kështu rrezikun e citokinës që çon në pneumoni.
Nga provat e disponueshme, studiuesit sugjerojnë se ngritja e përqëndrimit të niveleve të serumit 25 (OH) D përmes marrjes së shtojcave të vitaminës D mund të zvogëlojë incidencën, ashpërsinë dhe rrezikun e vdekjes nga gripi, pneumonia dhe epidemia aktuale COVID-19.
Vlerësohet se mbi një miliardë njerëz në botë kanë nivele të ulëta të vitaminës D, kjo është arsyeja pse me të drejtë flasim për “pandeminë” e hipovitaminozës D, dhe pasojat serioze të këtij problemi shëndetësor publik janë duke u shqyrtuar.
Studimet e deritanishme tregojnë se rreth 40-50% e popullsisë në rajonin tonë kanë mungesë të vitaminës D, ndërsa vlerat më të ulëta janë regjistruar në muajt e dimrit, pra në fund të vjeshtës, dimrit dhe pranverën e hershme, ndërsa vlera adekuate të gjakut arrihen edhe në mujat më të ngrohta, pasiqë vitamina D sintetizohet gjatë ekspozimit të diellit.
Çfarë saktësisht thotë studimi i ri rreth vitaminë D dhe koronavirusit, do të na sqarojë Dr. Sci. Aleksandar Sajkovski, i cili vazhdimisht thekson rëndësinë e kësaj vitamine, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.
Sipas studimit të ri, a mund të ketë lidhshmëri midis infeksionit me COVID-19 dhe vitaminës D?
- Sipas studimit të Grant WB, 2020 është treguar se nëse përqendrimi i 25 hydroxyvitamin D [25 (OH) D] i cili përndryshe është metabolit i vitaminës D në trup, që e zbulojmë në laborator, është më i ulët se 20 ng/ml, incidenca rritet me shpejtësi, ashpërsia e sëmundjes dhe vdekja si rezultati i gripit ose pneumonia nga pandemia aktuale COVID-19. Suplementimi me vitaminë D dhe rritja e vlerës së tij në trup zvogëlojnë këto rreziqe.
A na mbron vitamina D nga infeksionet virale?
- Absolutisht po! Në dekadën e fundit, u shfaqën njohuritë më të fundit në lidhje me efektet imunogjene të vitaminës D, për të cilat nuk i dinim në të kaluarën. Përkatësisht, ai mund të modulojë reagimin e sistemit imunitar të lindur dhe të fituar, përveç efekteve të tij tashmë të njohura në mirëmbajtjen e homeostazës midis indeve të eshtrave dhe kalciumit. Madje është treguar se jo vetëm që receptorët e vitaminës D janë të ekspozuar në sipërfaqen e qelizave imune, por që të gjitha qelizat imune janë në gjendje të sintetizojnë metabolitët e vitaminës D.
Cila është lidhja midis infeksioneve virale, gripit dhe statusit të vitaminës D?
- Studimet klinike mbi gripin si dhe sëmundja më e fundit COVID-19 kanë treguar se pacientët me nivele të ulëta të vitaminës D në trup pësojnë reagim shumë më të rëndë të citokinës në trup sesa sistemi imunitar, i cili quhet sistemi imunitar Th2. Në këtë mënyrë, citokinat Th2 anti-inflamatore si IL4, IL5, IL10 sekretohen në nivel dukshëm më të lartë dhe ndodh e ashtuquajtura stuhia e citokinës për shkak të së cilës zhvillohen format më të rënda të kësaj sëmundje. Kjo stuhi nuk ndodh tek njerëzit që kanë nivel normal të vitaminës D në gjak, dmth., e mbajnë atë në nivel normal duke e plotësuar.
Si mund të ndihmojë vitamina D në mbrojtjen kundër koronavirusit të ri?
- Siç përmenda edhe më herët, funksioni imunomodulues i vitaminës D është thelbësor për balancimin e përgjigjes imune, domethënë për ruajtjen e ekuilibrit imunitar midis pjesëve Th1 dhe Th2 të sistemit imunitar. Në fakt, është vërtetuar se përmes imunomodulimit të tij ne mbrohemi nga një numër i madh i infeksioneve virale dhe bakteriale.
Sa vitaminë D na nevojitet për të mbrojtur veten nga infeksioni?
- Doza e vitaminës D që secili individ duhet të marrë varet nga niveli aktual i vitaminës D në trup dhe niveli që duhet të arrijmë. Përndryshe është vërtetuar se kemi nevojë për përqendrim të vitaminës D në gjak (dmth., 25 (OH) D si metabolitin e tij) prej 40-50 ng/ml ose 100-125 nmol/l. Unë ju jap këto vlera në mënyrë që të mund t’i kontrolloni, ndërsa doza që duhet të sillet në atë nivel varet nga individi dhe shkon nga 4000-10000 njësi të vitaminës D në ditë, ndërsa te disa individ është dukshëm më i lartë.
A ka ndonjë rekomandim zyrtar për marrjen e shtuar të vitaminës D gjatë pandemisë koronavirusit?
- Po ekziston, në fakt, një shembull tipik është i Protokolli Coimbra. Përkatësisht, Dr. Cícero Coimbra ka prezantuar dhe zbatuar në mënyrë aktive protokollin që nga viti 1991 me doza jashtëzakonisht të larta të vitaminës D në trajtimin e disa sëmundjeve, kryesisht të natyrës autoimune. Ai përfshin aplikim ditor të të ashtuquajturve doza mega prej 40,000 deri në 300,000 njësi të vitaminës D. Por sigurisht që kjo duhet të mbikëqyret nga mjeku i edukura në mënyrë adekuate. Ekziston vetëm një i tillë i zyrtarisht në vendin tonë.