“Alergologjia” është titulli i tekstit të ri nga Prof. Dr. Dejan Dokiq dhe bashkëpunëtorëve: Prof. Dr. Magdalena Antova, Prof. Dr. Gorica Breshkovska, Prof. Dr. Emilija Vllashki, Prof. Dr. Vesna Grivçeva-Panovska, Prof. Dr. Angjelko Gjorçev, Prof. Dr. Biserka Jovkovska-Qaeva, Prof. Dr. Jovanka Karaxhinska-Bislimovska, PhD. Dragan Mijakovski, Prof. Dr. Jordan Minov, Prof. Dr. Suzana Nikolovska, Doc. Dr. Aleksandar Petliçkovski, PhD. Sasho Stoleski, Prof. Dr. Elena Trajkovska-Dokiq, akademiku Ilija Filipçe dhe Prof. Dr. Ljubica Shuturkova, e cila u sot zyrtarisht u prezantua në publik.
Në promovimin që u mbajt në hapësirat e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë – Shkup, folën promovuesit – akademik Momir Polenakoviq, Prof. Dr. Sonja Topuzovska, dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup dhe Prof. Dr. Dejan Dokiq
Prof. Dr. Dejan Dokiq: Kjo ide është prej më shumë se tre vjet
Kjo ide është prej më shumë se tre vjet. Do të pyesni përse u desh kaq shumë kohë? Nuk është e lehtë të bashkohen një numër i madh autorësh dhe të gjithë ata të sinkronizohen që në fund të dale kjo vepër. Madje disa nga tekstet duhet të përditësoheshin, sepse ato u dhanë para tre viteve, ndërkohë që mjekësia dhe alergologjia përparojnë me kohën.
Ideja për të shkruar këtë libër ka të paktën tre arsye kryesore. Programin tonë mësimor sëmundjet alergjike ligjërohen në lëndë të ndryshme, por ekziston nevoja për t’u sistematizuar në një libër, sepse të gjitha sëmundjet alergjike kanë një emërues të përbashkët dhe ky është fakti që ka të bëj me IgE – ndërmjetësimi i reagimeve alergjike, të cilat ndryshojnë varësisht se cilat sisteme ose organe preken. Kjo ështe një, dhe e dyta është se në zonën përreth, të mos përmendim vendet perëndimore, nuk ka libra mbi allergologjinë në tërësi. Libri paraqitet i plotë, jo në segmente, në lëndë ose tekste të ndryshme. Dhe arsyeja e tretë është se, ne në vendin tonë kemi profesionistë cilësorë, të cilët janë në gjendje t’a përkthejnë punën e tyre të përditshme në një tekst që do të përdoret nga të gjithë studentët, studentët e ardhshëm, studentët e doktoraturës, specialistët dhe subspecialistët.
Shpresoj që lexuesit të marrin mjaftueshëm informacione nga ky libër, në mënyrë që ata të mund të ndihmojnë mijëra pacientë alergjik në praktikën e tyre të përditshme dhe t’u mundësojnë atyre jetë më të mire dhe më cilësore.
Libri është botuar nga shtëpia botuese “Matica Makedonska” nga Shkupi dhe në parathënie përshkruhet si një paisje mësimore për studentët e mjekësisë, specialistët e mjekësisë interne, dermatologji, pediatri, otorinolaringologji, mjekësia e punës, mjekësia familjare dhe të gjithë mjekët që në përditshmërinë praktike hasin në pacientë alergjikë.
“Për herë të parë sëmundjet alergjike janë të përfshira në mënyrë sistematike dhe metodike, duke filluar me etiopatogenezën e secilës sëmundje, deri në metodën e mjekimit. Çdo kapitull, nga gjithsej 33, fillon me një përmbledhje e cila përshkruan shkurtimisht atë që është më e rëndësishme në atë kapitull, pasuar nga përmbajtja dhe mbaron me përfundimin, literaturën dhe shkurtesat e përdorura në të. Organizata Botërore e Shëndetësisë shekullin e 21-të e shpalli si shekullin e sëmundjeve alergjike ku të njëjtat do të paraqiten në përmasa epidemike. Prandaj edhe rëndësia e këtij libri, në të cilin në një gjuhë të thjeshtë dhe klinike të orientuar përshkruhen të gjitha sëmundjet alergjike, manifestimi i tyre klinik, mënyra si ato diagnostikohen dhe mjekohen. Theks të veçantë i kushtohet farmakoterapisë së sëmundjeve alergjike, duke iu referuar kryesisht barnave që përdoren më së shumti, barnave biologjike dhe barnave perorale dhe parenterale. Në kapitullin mbi dermatitin atopik përshkruhen ilaçet që përdoren në mjekësinë tradicionale dhe alternative. Shpresoj se shumë mjek në qëllimet e tyre do të kenë mundësi t’i përdorin informacionet e përfshira në këtë vepër, për t’u ndihmuar mijëra pacientëve dhe për t’u mundësuar atyre një jetë cilësore”, thotë në parathënien e “Alergologjisë”.
Për më shumë nga promovimi i “Alergologjisë”, shihni fotogalerinë: