Propolisi – burim i shëndetit

Propolisi për shekuj me rradhë është përdorur si ilaç natyral, ndërsa sot zakonisht e përdorim si ndihmë të parë gjatë ftohjeve, herpesit, afteve në gojë dhe disa plagëve të jashtme.

Propolis si produkt i bletës, përveç se forcon imunitetin, ai ndihmon edhe atëherë kur shfaqet sëmundja – i lehtëson simptomat e ftohjes. Bëhet fjalë për ilaçin ideal natyror i cili ka veti antivirale, antibakteriale, anti-inflamatore dhe anti-tumorale. Për shkak të përmbajtjes së zinkut në vetvete, ky produkt i bletës forcon rezistencën e organizmit, ndërsa rrit edhe dëshirën seksuale. Njerëzit që përdorin rregullisht propolis, përballen më lehtë me stresin. Për cilat gjendje tjera është propolis i mirë?

Ftohje

Koha e ndryshueshme në këtë periudhë të vitit, pavarësisht temperaturave të larta të ditës, mund të shkaktojë ftohje. Propolisi është ai që forcon imunitetin dhe përdoret që nga kohërat e lashta për të lehtësuar simptomat që sjell ftohja. Para se të shkoni në shtrat, mjafton që të lyeni me propolis pjesën e gjoksit dhe kështu do të qetësoni kollën.

Puçrra

Ky trajtim i thjeshtë, efektiv dhe plotësisht natyral, gjithashtu është jashtëzakonisht efektiv në luftën kundër puçrrave. Për rezultate të suksesshme, është e nevojshme që të përdorni propolisin në pjesët e prekura të lëkurës disa herë gjatë ditës. Efekt i ngjashëm arrihet duke aplikuar edhe përzierje të mjaltit dhe propolisit.

Aftet

Propolisi dhe përbërësit e tij ndihmojnë shumë mbi aftet që shfaqen në gojë. Lyjeni dy herë në ditë – në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse edhe pas disa ditëve ata nuk kalojnë, atëherë është mirë të konsultoheni me mjekun, i cili mund t’ju rekomandoj ndonjë lloj terapie tjetër.

 

Zbokthi

Problemi me zbokthin shfaqen tek flokët e yndyrshëm dhe të thatë. E nevojshme është që të përdoren shampon të butë me përbërës bimor, një ndër to është edhe propolisi. Flokët lani mirë dhe gjatë me ujë të ngrohtë, si dhe butësisht masazhoni rrënjët.

Stresi

Personat që përdorin rregullisht propolis ia dalin mbanë më lehtë me stresin. Duke pasur parasysh se përmban shumë aminoacide, acidet yndyrore esenciale (acidet për të cilat trupi ynë ka nevojë dhe nuk mund t’i prodhojnë vetë) dhe vitamina, na ndihmon të përballojmë të gjitha pasojat negative të stresit që i hasim çdo ditë.

Propolisi në mënyrë efikase funksionon mbi ulcerat e stomakut, djegiet dhe pickimet e insekteve.

Energji seksuale

Për shekuj me radhë, atletët përdorin propolisin për të rritur nivelin e energjisë dhe qëndrueshmërinë, por këto janë karakteristika që nevojiten edhe për një jetë të mirë seksuale. Problemet kronike të prostatës janë rezultat i radikaleve të lira të oksigjenit në lëngun seminal. Ata shkaktojnë djegie të një niveli të caktuar, por propolis e largon këtë ndjesi të pakëndshme dhe stimulon kënaqësi gjatë marrëdhënieve.