Sipas disa mendimeve, ky lëng i përgatitur nga kombinimi i perimeve dhe frutave është lëngu më i shëndetshëm i botës. Përgatitja është mjaft e thjeshtë, mjafton që të merrni përbërësit që ju nevojiten.
Përbërësit e nevojshëm:
1 karrotë
1 mollë
1 limon
3 cm xhenxhefil i freskët
Përbërësve hiqjuni lëvozhgën, lani mirë dhe të gjithë i vendosni në blender. Përzijeni mirë, derisa të fitoni pijen. Dhe kjo është e gjitha.
Këtë pije të shëndetshme plot me vitamina pijeni në mëngjes, përpara se të hani kafjallin.