Pandemia nuk ka mbaruar ende. Një numër i lartë i të infektuarve rishtazi vazhdon të regjistrohet çdo ditë. Për shkak të kësaj, secili prej nesh në mjedisin ose familjen tonë të gjerë ka dikë që aktualisht është në shtëpi ose që së fundmi ka kaluar COVID-19.
Megjithatë, ka pasur shumë raste kur një person ka simptoma pas kontaktit të ngushtë me një person të infektuar, por testi i koronavirusit është negativ. Një situatë e tillë nuk i kënaq ekspertët sepse është potencialisht e rrezikshme – nëse personi është realisht i infektuar dhe testi rezulton negativ, ekziston mundësia që infeksioni të përhapet. Është e vështirë të përcaktohet menjëherë nëse një person ka shmangur infeksionin me koronavirus ose nëse testi është negativ i rremë.
Këtu janë disa arsye pse kjo mund të ndodhë.
- Testet e rreme negative janë të mundshme
Rezultatet negative të testit te njerëzit me simptoma në shumicën e rasteve kanë rezultuar të jenë negative të rreme. Edhe testi PCR gjithashtu mund të jetë negativ i rremë, ndërsa arsyeja më e zakonshme është marrja e mostrës së gabuar. Gjegjësisht, testi PCR ka një ndjeshmëri prej rreth 60% dhe për këtë arsye për saktësi të plotë, mostrat duhet të mblidhen sipas protokollit.
- Sasia e virusit në trup është më e vogël
Sasia e vogël e virusit në trup pas infektimit mund të jetë gjithashtu një nga arsyet për një test negativ. Kjo nuk do të thotë që një person nuk mund të ketë simptoma, por sipas të gjitha hulumtimeve të mëparshme, njerëzit që kanë sasi të vogla të virusit në vete, ndoshta gjithnjë e më rrallë e transmetojnë atë.
- Pse është shqetësuese kjo?
Siç kanë theksuar në mënyrë të përsëritur ekspertët, një test fals-negativ mund të çojë në përhapjen e infeksionit, pasi personi nuk është në dijeni se është bartës i koronavirusit. Nëse nuk trajtohet siç duhet, rrit rrezikun e shfaqjes së simptomave të rënda dhe shtrimit në spital, ndërsa më pas edhe ritransmetim të virusit.
- Çfarë duhet të bëni nëse keni dyshime?
Nëse keni qenë në kontakt me një person që është pozitiv ndaj koronavirusit ose keni zhvilluar simptoma serioze të kontaktit të pavetëdijshëm, izolohuni.
Nëse testi PCR është negativ, bisedoni me mjekun tuaj të familjes dhe kontrolloni analizën tuaj të gjakut në një laborator tjetër.