Ekzistojnë disa keqkuptime rreth asaj se çfarë mund të hanë dhe çfarë nuk mund të hanë gratë shtatzëna, për fat të mirë çokollata, ëmbëlsira e preferuar e shumë njerëzve, nuk është objekt i debateve të tilla. Përveç kësaj, nënat në pritje të shtatzënisë duhet të hanë çokollatë sepse kjo ëmbëlsirë ka efekte të shkëlqyera tek nëna dhe foshnja, por sigurisht që duhet ta hanë vetëm në sasi të moderuar.
Ja cilat janë efektet e mira që çokollata ka tek nëna dhe foshnja për shkak të përbërësve të dobishëm që përmban.
Antioksidantë – ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira në trup. Hulumtimet tregojnë se stresi gjithashtu kontribuon në preeklampsi, kjo është arsyeja pse marrja e antioksidantëve gjatë shtatzënisë është e dobishme.
Magnezi – shumë njerëz kanë mungesë të magnezit dhe ngrënia e çokollatës mund të ndihmojë në kompensimin e kësaj. Magnezi është veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzënisë, sepse mungesa e këtij minerali lidhet me preeklampsinë dhe disa ekspertë thonë se ndihmon në lehtësimin e të vjellave të mëngjesit.