Herën tjetër të ndjeni uri midis vakteve, në vend të krekerave ose mezeve kalorike të kripura dhe të ëmbla, zgjidhni bajamet. Bajame janë të pasura me proteina (në njëzet bajame ka 6 gramë proteina!), të cilat janë të domosdoshme për ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, ndërsa njëkohësisht e “vrasin” shpejt dëshirën për ushqim, urinë, si dhe ngopin.
Ato gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të shëndetshme dhe të pangopura, të cilat janë aleatët tanë në parandalimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular. Falë acidit linoleik (omega-6) dhe fibrave që përmbajnë, bajamet ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjeve, interesant është fakti pasiqë është treguar se bajamet ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së gurit në fshikëzën e tëmthit.
Gjithsesi, meqenëse rreth 50 për qind e bajameve përbëjnë yndyrë, ato janë shumë kalorike (575 kcal për 100 gr), prandaj do të ishte mirë të konsumoheshin me moderim.
Porcioni ideal është pikërisht njëzet bajame në ditë (një grusht bajame, rreth 160 kcal), por nëse jeni mjaft aktiv fizikisht atëherë mund të merrni deri në dy grushta bajame në ditë.
Nga vitaminat dhe mineralet, bajamet janë të pasura me vitaminë B2 dhe B7 (biotin), si dhe me vitaminë E, ndërsa përmbajnë edhe sasi të mëdha të manganit, bakrit, fosforit dhe magnezit.