Shpesh dëgjojmë se moti i ftohtë është i mirë për shëndetin, por ae dini saktësisht se çfarë përfitimesh ka trupi dhe mendja nga temperaturat e ulëta? Po ju zbulojmë disa nga përfitimet e motit të ftohtë.
Kemi më shumë energji
Dëshironi të plasni nga energjia? Ecja në mot të ftohtë do t’ju mbush me energji, gjë që do t’ju mbajë për orë të tëra pasi të ktheheni në shtëpi. Për të arritur këtë efekt, nuk është e nevojshme që të qëndroni shumë gjatë jashtë, mjaftojnë edhe 15 minuta – prandaj praktikoni të ecurit shpejt.
Gjumë më të mirë
Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kanë një temperaturë më të lartë të trupi, kështu që të fjeturit gjumë në një dhomë jo shumë të ngrohtë, në një temperaturë prej 16 deri 20 gradë, do të sigurojë gjumë më të mirë për ata që vuajnë nga pagjumësia, por edhe për të gjithë të tjerët.
Moti i ftohtë stimulon djegien e kalorive
Indet dhjamore ngjyrë kafe prodhojnë nxehtësi dhe djegin yndyrën, ndërsa tek foshnjat shërben për të rregulluar temperaturën e trupit. Tek të rriturit, indet yndyrore ngjyrë kafe janë të pranishme në sasi shumë më të vogla.
Truri funksionon më mirë
Është vërtetuar se gjatë temperaturave të larta njerëzit rrallë herë marrin vendime të rëndësishme. Moti i nxehet më shpejt i harxhon rezervat e glukozës, por meqenëse glukoza vepron në proceset mendore, disavantazhi i saj ndikon në aftësinë për të marrë vendime.
Temperatura të përsosura për vrapim
Në temperaturat e ulëta vrapimi është më i lehtë dhe më i këndshëm. Vrapimi në mot të nxehtë e shter trupin. Studimet kanë treguar se në dimër vrapojmë më shpejt, që do të thotë se për kohë të shkurtër, mund të digjen më shumë kalori.
Moti i ftohtë zvogëlon inflamacionet dhe infeksionet
Inflamacionet e muskujve zbuten përmes mbështjellësve me akull. Të njëjtin efekt e ka edhe temperatura e ulët e ajrit. Të qëndruarit jashtë na bën më rezistente. Kjo është për shkak se numri i qelizave që luftojnë infeksionet, gjatë motit të ftohtë rriten.