Pse është e rëndësishme vitamina F dhe ku gjendet?!

Kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm në formimin e ekuilibrit të mbrojtjes, ndërsa paraqet edhe bazën për sintetizimin e acideve yndyrore të ngopura, shpjegojnë profesionistët.

Shumica tashmë dinë mjaftueshëm për rëndësinë e vitaminave në organizëm trupin dhe përpiqen t’i marrin ato në sasi të kënaqshme. Megjithatë, për rëndësinë e vitaminës F, të cilën organizmi përndryshe nuk e prodhon, nuk dihet mjaftueshëm, megjithëse përfshin grup substancash të nevojshme për jetën tonë.

Kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm në formimin e ekuilibrit të mbrojtjes, ndërsa paraqet edhe bazën për sintetizimin e acideve yndyrore të ngopura, shpjegojnë profesionistët.

Pasoja e mungesës së vitaminës janë: humbja e ujit nga trupi, që pasqyrohet nga etja e tepërt. Për shkak të mungesës së vitaminës F, gjithashtu mund të vjen deri te qërimi i lëkurës (zbokthi). Nëse ekziston ndonjë mungesë kronike, mund të shfaqen sëmundjet e enëve të gjakut në formën e aterosklerozës, flebitis, tromboza, infarkti i miokardit, gjithashtu edhe çrregullimi i funksionit të mëlçisë, si dhe rezistenca e zvogëluar ndaj viruseve dhe baktereve.

 

Që organizmi të siguroj sasi optimale të kësaj vitamine, në baza ditore duhet të marrë 10 deri në 20 gram, gjë që fatkeqësisht ndodh rrallë. Acidet yndyrore gjysëm të ngopura në të cilat gjendet vitamina F, janë të përqendruara në farat e bimëve që përmbajnë vaj – luledielli, liri, afion… Por, për të plotësuar nevojat ditore për shembull është e mjaftueshme që të pini vetëm 2 lugë vaj luledielli i shtrydhur në të ftohtë.