Pse është i shëndetshëm konsumi i specave djegës?

Shkencëtarët theksojnë dy përbërës të rëndësishëm të specave djegës: karotenoidet dhe vajrat esencial.

Aktiviteti analgjetik i kapsaicinit, i cili gjendet tek specat djegës është i njohur prej kohësh, kështu që kjo perime përdoret si një analgjetik natyral për largimin e kokëdhimbjeve të moderuara.

Chili ndihmon në largimin e yndyrës nga trupi, kështu që është një aleat i jashtëzakonshëm në luftën kundër obezitetit. Përveç kësaj, në çast i hap rrugët e frymëmarrjes, kryesisht për shkak të djegësisë. Ajo çka nuk mund të vërehet menjëherë është largimi i mukusit, katranit dhe papastërtive tjera nga mushkëritë. Pikërisht kjo është arsyeja, që  duhanpirësve dhe njerëzve që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes u këshillohet që të konsumojnë speca djegës.

Shkencëtarët theksojnë dy përbërës të rëndësishëm të specave djegës: karotenoidet dhe vajrat esencial.

Karotenoidet u japin ngjyrë të kuqe, ndërsa vajrat esencial janë ato që djegin derisa i kosumojmë, që do të thotë  ndikojnë në shije. Kapsaicini krijon ndjesi pickimi, pasiqë lidhet me receptorët e dhimbjes. Megjithatë, kjo dhimbje është e parëndësishme, pasiqë dihen vetitë shëruese të specave djegës, ndërsa është tërësisht e papërfillshme nëse ju e pëlqeni djegësen.