Pse është i shëndetshëm konsumimi i majdanozit?

Rekomandohet që të konsumohet i freskët, sepse vetëm në atë mënyrë i ruan përbërësit e shëndetshëm dhe shërues. Është vërtetuar se ka veti anti-inflamatore, si dhe të ndihmojë në forcimin e imunitetit.

Majdanozi është bimë që është përdorur që nga e kaluara për shkak të vetive shëruese dhe është shumë më tepër se degë të gjelbra dhe petale dekorimi. Nuk ka vlera të larta kalorike, por është jashtëzakonisht e pasur me minerale dhe vitamina. Është një nga bimët më të shëndetshme dhe shëruese që përmban kalium, hekur, magnez, mangan, bakër. Rekomandohet që të konsumohet i freskët, sepse vetëm në atë mënyrë i ruan përbërësit e shëndetshëm dhe shërues. Është vërtetuar se ka veti anti-inflamatore, si dhe të ndihmojë në forcimin e imunitetit.

Antioksidantë

Ana e mirë e majdanozit është se përmban shumë antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira dhe efektet e tyre të dëmshme mbi organizmin.

Vitaminë A dhe C

Majdanoz është i pasur me vitaminë A dhe C. Ai përmban një të katërtën e dozës ditore të vitaminës C, ndërsa vetëm me disa degë majdanozi, lëkura dhe flokët bëhen më të shëndetshme dhe imune ndaj sëmundjeve sistemike. Vitamina A ndihmon mbi problemet e shikimit, ndërsa dozën e nevojshme ditore mund ta merrni nëse konsumoni katër deri pesë degë majdanozi.

Flavonoide

Majdanozi përmban fitokemikale të njohura si flavonoide. Përveç që i japin ngjyrë, ato gjithashtu janë diuretik të mirë dhe mund të ulin tensionin e gjakut. Pastron veshkat nga bakteret dhe toksinat dhe zvogëlon rrezikun shfaqjes së gurëve në veshka.

Ndihmon dhimbjet e barkut

Majdanozi do t’ju freskoj erën e gojës, por gjithashtu do të lehtësojë dhimbjet e barkut, prandaj konsumojeni çdo ditë si shtojcë nëpër sallata ose në vaktin kryesor.