Pse është mirë të jeni tipi i mëngjesit?

Sipas rezultateve, tre të katërtat e femrave që zgjoheshin herët në mëngjes mbetën shtatzënë me procedurën e fekondimit artificial, ndërsa vetëm një e katërta e femrave të quajtura zogj nate.

Tip i mëngjesit ose zog nate? Kur janë femrat në pyetje, duket se më mirë është që të ngrihen herët, në rast se mendojnë të krijojnë familje, pasi që hulumtimi i Universitetit Warwick ka treguar se femrat që zgjohen më herët në mëngjes, më lehtë mbesin shtatzëna sesa femrat që janë zogj nate.

Në hulumtim morrën pjesë mbi 100 gra, të cilat ishin duke kaluar nëpër procedurën e fekondimit artificial, i cili kishte për qëllim të përcaktonte nëse orari i gjumit dhe orari i zgjimit ishin të lidhura me shëndetin dhe shprehitë e grave.

Nga rezultatet doli se gratë që janë tip i mëngjesit, janë më të shëndetshëm.

Sipas rezultateve, tre të katërtat e femrave që zgjoheshin herët në mëngjes mbetën shtatzënë me procedurën e fekondimit artificial, ndërsa vetëm një e katërta e femrave të quajtura zogj nate.

Tipet e mëngjesit, sipas hulumtuesve, kanë zakone më të shëndetshme të jetesës, ushtrojnë më shumë, ushqehen më shëndetshëm, gjë që i bën ato më të shëndosha se sa zogjtë e natës. Hulumtimi tregoi se ky lloj i gruas, shtrihen për të fjetur në orën 22:30 dhe zgjohen në orën 6:30.