Për ta kuptuar këtë, ju duhet të dini se çfarë po ndodh në sistemin tuaj të tretjes gjatë një vakti. Derisa e përtypni ushqimin, lukthi krijon gastrin – hormon ky që stimulon prodhimin e lëngjeve të tretjes që e dekompozojnë ushqimin. Ushqimi më pas kalon tek zorrët e holla, ndërsa zorrët lëshojnë enterogastron – hormon ky që rregullon qarkullimin e gjakut. Në ndërkohë, pankreasi liron insulinën për të ndihmuar stomakun që të absorbojë glukozën nga karbohidratet e ushqimit. Në të njëjtën kohë, insulina dërgon aminoacide të ndryshme në tru, duke përfshirë edhe triptofanin kimik famëkeq, i cili stimulon përgjumjen.
Ndoshta keni vënë re se përgjumja nuk ndodh pas çdo vakti. Ekzistojnë disa arsye për këtë: niveli i lartë i karbohidrateve shkaktojnë rritje të insulinës, që do të thotë se më shumë triptofan do të hyjë në trurin tuaj. Kur të ndodh kjo, triptofani shëndrohet në serotonin, për shkak të të së cilës ndjeheni mirë, por pastaj në melatonin, për shkak të së cilit ndiheni të përgjumur. Glukoza e karbohidrateve gjithashtu mund të bllokojë qelizat e trurit të quajtura neuronet e oreksit, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e vigjilencës. Duhet të theksohet se ushqimet me përmbajtje proteinash të lartë nuk kanë të njëjtin efekt, pasiqë proteinat kanë tendencë të nxisin lirimin e aminoacideve stimuluese.
Përgjumja pas një vakti ndonjëherë është e pashmangshme, por ekzistojnë disa mënyra për të zvogëluar shanset e përgjumjes pas ngrënies. Hani më ngadalë, në mënyrë që hormonet në trupin tuaj të kenë kohë të balancohen. Gjithashtu, sigurohuni që të hani një vakt të ekuilibruar me pak niseshte, yndyrë, por me mjaftueshëm perime dhe vitamina.