Nëse tashmë keni pasur një sulm në tru, rreziku i një sulmi të dytë është shumë më i lartë. Por rezultatet e një studimi të ri në Japoni tregojnë se presioni i gjakut i kontrolluar mirë mund të zvogëlojë atë rrezik për 20%.
Mendohet se për zvogëlimin e rrezikut të një sulmi të dytë, e rëndësishme është që presioni i gjakut të mbahet më posht se vlerat 130/80 mmHg. Sigurisht që, akoma edhe më mirë është vlera prej 120-80 mmHg ose më e ulët.
Por nuk duhet të harohet fakti se, mbajtja e shëndetshme e peshës trupore, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme, stërvitja e rregullt, ulja e stresit dhe zvogëlimi i marrjes së kripës gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm në zvogëlimin e rrezikut të një sulmi të dytë në tru.