Shfaqja e sindromës së këmbëve të shqetësuara ose nervoze gjatë shtatzënisë nuk është e rrallë dhe të dhënat tregojnë se mbi 20 për qind e grave shtatzëna përballen me këtë problem.
Ekspertët nuk tregojnë se cila është arsyeja e mundshme që çon në shfaqjen e kësaj gjendjeje, megjithëse janë kryer hulumtime të shumta. Askush nuk e di pse shfaqet kjo sindromë tek gratë shtatzëna, edhe pse nuk e kanë pasur kurrë më parë këtë problem. Nga ana tjetër, ka teori të shumta që tregojnë se sindroma shfaqet për shkak të mungesës së hekurit dhe folateve në trup, si një çrregullim hormonal, pra rritjes së nivelit të estrogjenit.
Kjo gjendje karakterizohet nga një nevojë e madhe për të lëvizur këmbët për të lehtësuar mpirjen, ndjesinë e shpimit ose ndjesi shpimi sikur gjilpëra, që do të thotë se vuani nga sindroma e këmbëve të shqetësuara e cila mund të ndikojë shumë në cilësinë e gjumit.
Sindroma lehtë njihet, sepse zakonisht shfaqet kur jeni duke pushuar, ose para se të shkoni në shtrat, ose nëse keni qëndruar ulur për një periudhë të gjatë kohore, për shembull në kinema ose gjatë një udhëtimi të gjatë. Sindromën e këmbëve të shqetësuara zakonisht gratë e ndjejnë në këmbë, por mund të shfaqet edhe në thembra, shputa, pëllëmbë dhe duar.
Për fat të mirë, gratë që përjetojnë këtë sindromë gjatë shtatzënisë duhet të dinë se gjendja është e përkohshme dhe se pas lindjes gjithçka kthehet si më parë. Simptomat zakonisht shfaqen në muajin e 7-të dhe të 8-të të shtatzënisë dhe me lindjen e foshnjës ato thjesht zhduken vetë.
Përktheu dhe përshtati:S.N