Shëndeti i sistemit digjestiv është mjaftë i rëndësishëm për të gjithë organizmin, ndërsa studimet e kohëve të fundit kanë vërtetuar se kjo ka të bëj me kilogramët e tepërt dhe çrregullimet psikologjike. Megjithatë, për shkak të mënyrës së shpejtë të jetesës dhe shumë problemeve të tjera të njeriut modern, të ushqyerit gjithmonë bie në vendin e fundit – po është më i rëndësishëm në zgjidhjen e këtyre problemeve. Megjithatë, ekziston një zgjidhje të cilën e ka prezantuar nga Dr. Rangan Cheterje.
Ai u rekomandon të gjithëve një regjim të të ushqyerit që i referohet rregullit të thjeshtë “nga 8 deri në 8”, që do të thotë se vaktet ushqimore duhet të merren në këto 12 orë, nga ora 8 deri në orën 20.
“Përpiquni të pakësoni periudhën e konsumit të ushqimit deri në 12 orë. Studimet kanë treguar se ndryshimi i kohës në të cilën hani, por edhe ndryshimet te të ushqyerit mund të ndikojnë në peshën, të përmirësojnë sistemin imunitar, të balancojnë tensionin e gjakut dhe shëndetin e baktereve të mira. Kur organizmit t’i jepni hapsirë për pushim, do të përmirësoni rritjen e baktereve të cilat mund të pastrojnë zorrët. Nga 12 orët e mbetura, shumicën prej tyre fleni gjumë. Mëngjesin bëjeni në orën 8, ndërsa darkën në orën 20” deklaroi mjeku.
Kjo mënyrë është me të vërtetë e lehtë për tu ndjekur, ndërsa mund të sjellë efekte të shumta, si shëndetësore ashtu edhe fizike.