Të qenit në kontakt me dikë që ka COVID-19, ose që më vonë do të dalë pozitiv për COVID-19, është treguesi kryesor nëse duhet të testoheni për virusin.
Por, saktësisht sa kohë duhet të prisni pas ekspozimit ndaj COVID-19 për t’u testuar për virusin? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët.
Kur duhet të bëni testin për COVID-19?
Koha më e mirë për t’u testuar – dhe për t’u siguruar që të merrni rezultat të saktë – është rreth pesë ditë pasi të jeni ekspozuar ndaj virusit ose kur filloni të ndjeni simptomat, shpjegon Dr. Sujit Sushindran, profesor asistent në Departamentin e sëmundjeve infektive në fakultetin e mjekësisë në Universitetin Emory.
Nëse jeni duke inkubuar virusin, mund të keni një test fals-negativ nëse testoni shumë herët, thotë Dr. Sushindran. Nëse nuk keni shfaqur simptoma, testimi rreth ditës së pestë pas ekspozimit është ideal.
Rregullat e përgjithshme për testimin kanë mbetur kryesisht të njëjta gjatë gjithë pandemisë, shton Dr. Sushindran. Megjithatë, për shkak të mënyrës se si varianti omicron sillet në trupin tonë, ka disa gjëra që duhet të keni parasysh gjatë testimit. Me variantet e tjera të COVID-19, ishte më e zakonshme që një person të ishte pozitiv në kohën kur shfaqeshin simptomat. Por me nënvariantet më të reja të omicron, simptomat fillojnë shumë më herët pas ekspozimit ndaj virusit.
Tani për tani me testimin, ne po shohim shumë njerëz që rezultojnë pozitivë pasi fillimisht ishin negativ, thotë Dr. Amy Karger, profesoreshë e asociuar në fakultetin e mjekësisë të Universitetit të Minesotës.
“Njerëzit kanë simptoma për një deri në tre ditë me teste negative, por më pas do të rezultojnë pozitivë pas disa ditësh me një test për COVID. Por kjo nuk ndodhi me variantet e mëparshme”.
Rezultati pozitiv i vonuar do të thotë se është më e vështirë të besosh plotësisht një rezultat negativ të testit, veçanërisht në ditët e para, thotë Dr. Karger.
Nuk është e qartë pse ndodhin rezultate pozitive të vonuara të testit, por studiuesit kanë disa teori. Sipas Dr. Karger, një hipotezë është se nënvariantet e omikronit mund të përsëriten më shumë në fyt, kështu që mund të mos ketë mjaft virus në tamponët e hundës për teste për të zbuluar herët COVID-19.
Mundësia e dytë është që duke qenë se shumica e njerëzve kanë njëfarë niveli imuniteti nga infeksionet e mëparshme ose një vaksinë, ato simptoma të hershme mund të jenë thjesht sistemi ynë imunitar që bën çmos për të luftuar virusin. Pavarësisht nga shkaku, rezultati negativ i testit brenda ditëve të para pas ekspozimit nuk do të thotë asgjë.
Nëse rezultoni negativ dhe jeni ekspozuar kohët e fundit, por veçanërisht nëse keni simptoma, thotë Dr. Karger, mendoj se këshilla më e mirë është ta trajtoni atë sikur keni COVID.
Në këtë situatë, Dr. Sushindran dhe Dr. Karger ranë dakord, mund të jetë më mirë të përsërisni testet në shtëpi dhe t’i kombinoni ato me testin laboratorik PCR. Megjithëse koha e përpunimit është pak më e ngadaltë, testet PCR janë më të ndjeshme dhe mund ta kapin virusin në ato faza të hershme.