PSIKOLOGËT PARALAJMËROJNË: Prindërit bëjnë këto dy gjëra dhe pa hetuar fare prishin marrëdhënien me fëmijën tyre

Një nga gjërat që bëjnë më se shpeshti prindërit, e që në fakt i bën dëm marrëdhënies me fëmijën e tyre, është që ti injorojnë ndjenjat dhe problemet e tyre.

Nuk ka prind që me veprimet e tij dëshiron ta distancojë fëmijën nga vetja, por psikologët paralajmërojnë se një numër i madh i prindërve bëjnë pikërisht këtë. Siç shpjegojnë, prindërit fundja janë vetëm njerëz dhe edhe ata gabojnë, dhe si rezultat ndonjëherë bëjnë gjëra që shkatërrojnë marrëdhënien e tyre me fëmijën. Ndoshta i bëjnë sepse prindërit e tyre kanë bërë të njëjtën gjë, ndoshta sepse ndihen keq, ndoshta i bëjnë me qëllimet më të mira, por në fakt më shumë bëjnë dëm sesa mirë.

Një nga gjërat që bëjnë më se shpeshti prindërit, e që në fakt i bën dëm marrëdhënies me fëmijën e tyrë, është që ti injorojnë ndjenjat dhe problemet e tyre. Psikologët shpjegojnë se shpesh prindërit mund të mendojnë se problemi nga i cili vuan fëmija i tyre është krejtësisht i padëmshëm dhe joserioz, por injorimi i tij vetëm se e bën atë problem më të madh.

Konkretisht, askush nga ne nuk dëshiron që ndjenjat e tij të neglizhohen, sado që duken të pakuptimta. Fëmija kështu do të krijojë përshtypjen se nuk mund t’u besojë prindërve dhe e gjithë kjo do të rezultojë në një marrëdhënie më të keqe.

Një tjetër gjë është krahasimi me të tjerët, qoftë vëlla, motër apo shok. Prindërit që shpesh krahasoheshin me moshatarët e tyre në fëmijëri, priren t’u transmetojnë të njëjtat modele fëmijëve të tyre dhe kjo mund të jetë shumë shkatërruese për ta.

Psikologët paralajmërojnë se prindërit nuk duhet të krahasojnë kurrë fëmijën e tyre me një fëmijë tjetër. Kjo vetëm do t’i bëjë ata të ndihen keq, por madje mund t’i “detyrojnë” ata të shfaqin më shumë sjelljen që prindërit e tyre po kritikojnë.

Përktheu dhe përshtati:S.N