Vëllezër dhe motra nga e njëjta familje, të cilët p.sh. përjetuan trauma të ngjashme, ndonjëherë ata ndryshe ballafaqohen më situate të caktuara. Psikologia Xhudi Li shpjegon pse është kështu.
“Nëse jeni rritur në kushte të pasigurta dhe keni një vëlla apo motër, me siguri duhet ta keni vënë re që njëri prej jush është shumë më i ndjeshëm se tjetri… Kur flas për ndjeshmërinë, nuk kam parasysh vetëm emocionet, por edhe atë se si një person është i ndjeshëm ndaj tingujve, ushqimit, alergjive ose materialit të veshjes apo mjedisit në përgjithësi. “Gjithmonë, duket se ka një vëlla apo motër që ia del shumë mirë dhe dikush që nuk ia del aq mirë”, thotë psikologia.
Pas studimeve të saja pasuniversitare, Dr. Li thotë se ekziston një term që përshkruan njerëz të tillë. Dikush që është shumë i përballueshëm, rezistent, edhe pse rritet në një familje abuzive ai fëmijë quhet “fëmijë luleradhiqe”.
“Pse?” Sepse mund të lulëzojë në çdo mjedis… Por e kundërta është “fëmija orkide”. Fëmijë të tillë, nga ana tjetër, janë shumë të ndjeshëm ndaj mjedisit të tyre, konkretisht në një mjedis të keq, mund të “vyshken”, apo mund të lulëzojnë dhe përparojnë mirë në një mjedis pozitiv. Sigurisht që në pamje të parë “fëmija luleradhiqe” duket “më mirë” se tjetri. Por në mënyrë interesante, provat tregojnë, se, nëse fëmijët orkide largohen nga mjediset e dëmshme dhe rriten në kushte të mira të përkujdesjes, ata në të vërtetë mund ti tejkalojnë “fëmijët luleradhiqe”, thotë ajo.
Xhudi veten e quan “orkide” dhe thotë se mesazhi i historisë së saj është, se këta fëmijë është shumë e rëndësishme të gjenden në një komunitet “të mrekullueshëm” në të cilin do të rriten dhe zhvillohen.
Përktheu dhe përshtati: S.N