Për vite të tëra, ai studioi psikologjinë njerëzore dhe vuri në dukje njohuritë magjepsëse në të cilat arriti ti theksojë në librin “Inteligjenca Emocionale”, i cili është përkthyer në rreth 40 gjuhë të botës. Psikologu dhe profesori nga Harvard, Daniel Goleman, thekson se në kontaktin e parë brenda familjes zbulojmë se çfarë ndjejmë për veten dhe si reagojnë të tjerët ndaj ndjenjave tona, si duhet të sillemi ndaj të tjerëve, mësojmë se si të shprehim shqetësimet dhe frikën tonë… Në të njëjtën kohë, ai përmend se disa prindër janë mësues të talentuar, ndërsa disa të tjerë shkatërrojnë suksesin e fëmijëve të tyre.
Në pyetjen, si të rrisim siç duhet një fëmijë emocionalisht inteligjent, ai thotë:
“Shumica e prindërve janë nga natyra mësues të mirë.” Sidoqoftë, është e rëndësishme të ceket se fëmijës që në moshë të re duhet t’i shpjegohet se si ndihen njerëzit e tjerë kur bëjnë diçka – ky është një nga mësimet më të rëndësishme për “arsimimin” emocional të fëmijës. Prindërit e mirë shfrytëzojnë çdo mundësi kur një fëmijë është i mërzitur, ata dinë të reagojnë si mësues të mirë emocionalë. Ata i marrin seriozisht ndjenjat e fëmijëve të tyre dhe gjithmonë përpiqen të kuptojnë se çfarë i lëndon apo i mërzit. Tre modelet e gabuara më të zakonshme të prindërve janë: shpërfillja e plotë e ndjenjave të fëmijëve, miratimi i tepërt i kërkesave të fëmijëve dhe nënçmimi i ndjenjave të fëmijëve.