Psikologu rus: Detyra e prindërve është ta duan fëmijën, e jo ta “qëndisin” sipas përmasave të tyre

Që një fëmijë të jetë në gjendje të vendosë qëllime të mira dhe t'i arrijë ato, ai ka nevojë për prindër që do t'i tregojnë me shembull se si ta bëjë këtë. Duani fëmijën ashtu siç është, i këshillon prindërit Mihail Labovski

Vetëm prindërit e lumtur mund të rrisin një fëmijë të lumtur

Psikologu rus Mihail Labovski është njëri nga psikologët më të shquar i ditëve të sotmet, sipas revistës “Forbs”. Pas 30 viteve përvojë pune me familje, ai kuptoi se sjellja e prindërve ka ndikimin të madh në zhvillimin e fëmijës. Kjo është arsyeja pse ai arriti në përfundimin se vetëm prindërit e lumtur mund të rrisin një fëmijë të lumtur.

“Që një fëmijë të jetë në gjendje të vendosë qëllime të mira dhe t’i arrijë ato, ai ka nevojë për prindër që do t’i tregojnë me shembull se si ta bëjë këtë. Duajeni fëmijën tuaj ashtu siç është”, i këshillon prindërit Labovski

Mos e bëni fëmijën një person i cili gjithmonë do të varet nga të tjerët

Ai gjithashtu thekson se prindërit nuk duhet të marrin asnjëherë përgjegjësitë e fëmijës së tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkollën.

“Kur angazhohet për detyrat e shtëpisë, fëmija duhet të kuptojë se ajo detyrë është detyrë e tij. Prindi mund të ndihmojë kur ngec diku, por jo edhe të ofrohet e tia bëjë të gjitha në vend të tij, thekson psikologu.

Mesazhi më i rëndësishëm i tij për prindërit është që ta duan fëmijën, por jo edhe ta “qëndisin” sipas përmasave të tyre.

“Të gjitha ato ambicie dhe kërkesa që një prind i vendos fëmijës së tij, për arsyet e veta, janë vetëm tregues të pakënaqësisë së tij. Mbani në mend se fëmijët e vegjël nuk gënjejnë, ata fillojnë ta bëjnë këtë me kalimin e viteve sepse mësohen në këtë mënyrë. “Mos e bëni fëmijën një person që do të varet gjithmonë nga të tjerët”, tha ai.

Përktheu dhe përshtati:S.N