Rezultatet e një studimi të Kaiser Permanente tregojnë se prevalenca e psoriazës, sëmundje kronike inflamatore e lëkurës, është dukshëm më e lartë tek fëmijët.
Kështu, është treguar se fëmijët obezë kanë një rrezik 40% më të lartë për psoriazë sesa fëmijët me peshë normale. Ndërsa ky rrezik ishte pothuajse 80% më i lartë tek fëmijët jashtëzakonisht obezë.
Gjithashtu është zbuluar se adoleshentët me psoriazë, pavarësisht nga pesha e tyre trupore, kanë nivele të larta të kolesterolit, gjë që i vendos ata në një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.
Kjo tregon që rritja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës tek pacientët me psoriazë fillon në fëmijëri në formën e niveleve të larta të kolesterolit.
Prandaj, sipas shkencëtarëve, faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës duhet të monitorohen tek të rinjtë me psoriazë, veçanërisht nëse janë mbipeshë.
Burimi: Journal of Pediatrics