PULSI, PRESIONI I GJAKUT, GJIRI: Vetëkontrolli që duhet të bëjë çdo femër

Vizita te mjeku duhet të përfshijë bisedën për historikun e shëndetit familjar, por edhe për disa zakone.

Do të ishte ideale që gratë të bënin kontroll shëndetësor çdo vit. Një vizitë te mjeku duhet të përfshijë bisedë për historikun e shëndetit familjar, por edhe për disa zakone. Por ka gjëra që ju mund të bëni për veten tuaj. Këto janë gjashtë vetë-ekzaminime që çdo grua duhet të bëjë.

  • GJINJTË

Gjinjtë duhet të kontrollohen një herë në muaj dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet ndryshimeve në to, si skuqje, gërvishtje, kruajtje apo dhimbje…

“Ekziston shqetësimi se gratë ndjehen të inkurajuara bazuar në vetë-ekzaminimin normal, por ‘nuk ndjej asgjë’ nuk do të thotë domosdoshmërisht se diçka nuk është aty,” tha Dr. Earlexia Norwood, shefe e shërbimit të mjekësisë familjare në spital Henry Ford West.

  • LËKURA

Kontroll i rregullt i lëkurës një herë në muaj mund t’ju shpëtojë jetën. Ekzaminimi duhet të mbulojë çdo centimetër të trupit, madje edhe pjesët që nuk janë të ekspozuara ndaj diellit, si kok, duart, zonën rreth thonjve, nën gjoks, madje edhe organet gjenitale dhe këmbët.

“Nëse kapet herët, kanceri i lëkurës zakonisht është i shërueshëm”, thotë Dr. Norwood.

  • PERIMETRI I BELIT

Matni belin çdo 3-4 muaj. Mund të jetë një tregues më i mirë i shëndetit dhe rreziqeve të ardhshme shëndetësore sesa indeksi i masës trupore. Pse? Më shumë yndyrë në bark do të thotë shans më i madh për sëmundje të zemrës, sulm në tru dhe diabet. Në përgjithësi, femrat janë më të shëndetshme kur beli i tyre është më pak se 88 centimetra.

  • PULSI

Rrahjet e shpejta të zemrës ose pulsi mund të jetë shenjë e gjëndrës tiroide joaktive – hipertiroidizëm, një ritëm jonormal të zemrës ose probleme të tjera të zemrës.

Vendosni gishtin tregues dhe gishtin e mesëm në anën e qafës ose mbi pëllëmbën tuaj dhe numëroni rrahjet për 15 sekonda. Shumëzoni me 4 dhe do të merrni vlerën e rrahjeve të zemrës.

“Rrahjet normale të zemrës në gjendje të qetë janë midis 600 dhe 100,” thotë Dr. Norwood.

  • GJATËSIA

Matja e gjatësisë tuaj një herë në vit është një mënyrë e thjeshtë për të monitoruar se sa të shëndetshme janë kockat tuaja.

“Humbja e gjatësisë do të thotë se po humbisni kockat dhe kjo mund të jetë një shenjë e hershme e osteoporozës. Forconi kockat tuaja duke ecur, vrapuar dhe ngritur pesha”, thotë Dr. Norwood.

  • PRESIONI I GJAKUT

Kontrolli i rregullt i presionit të gjakut nënkupton parandalimin në kohë të shëndetit në të ardhmen.

“Dikush që është i shëndetshëm, por herë pas here i rritet presioni i gjakut dhe nuk është diagnostikuar me hipertension, duhet të bëjë monitorim episodik. Të paktën një herë në vit kontrolloni tensionin e gjakut dhe aparatin matës me mjekun amë”, thekson Norwood.