Puna e ndërrimit të natës, rrit rrezikun e diabetit

Sipas mendimit të profesionistëve, është mjaftë e rëndësishme që punëtorët që punojnë në ndërrimin e natës, të adoptojnë mënyra të shëndetshme të jetesës me qëllim që të zvogëlojnë rrezikun ndaj diabeti të tipit 2.

Puna me ndërrime në turnin e natës në kombinim me stilin jo të shëndetshëm të jetës rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, tregon një studim i ri. Mendohet se në shumicën e rasteve, diabeti i tipit 2 mund të parandalohet nëpërmjet adoptimit të mënyrave të shëndetshme të jetesës.

Disa studime të mëparshme gjithashtu kanë treguar se pirja e duhanit, ushqimi i dobët, pasiviteti fizik dhe mbipesha, e rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2. Gjithashtu, edhe puna në turnin e natës edhe më herët ka qenë e shoqëruar me rrezik e lartë të diabetit të tipit 2.

Sipas mendimit të profesionistëve, është mjaftë e rëndësishme që punëtorët që punojnë në ndërrimin e natës, të adoptojnë mënyra të shëndetshme të jetesës me qëllim që të zvogëlojnë rrezikun ndaj diabeti të tipit 2.

U zbulua se për çdo pesë vjet punë në ndërrime, që përfshinë edhe turnin e natës, e rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 për 31%. Ndërsa mënyra jo e shëndetshme e jetesës e rrit rrezikun e kësaj sëmundjeje për tri herë.

Konsiderohet se rritja e rrezikut ndaj diabetit të tipit 2 tek punëtorët që punojnë në ndërrimin e natës dhe që kanë zakone jo të shëndetshme, pasojat janë çrregullimi i gjumit dhe çrregullim i ritmit të orës trupore, të cilat ndikojnë negativisht mbi hormonet, proceset metabolike dhe balancimin e baktereve në zorrë.