Pyetjet që duhet t’i bëni mjekut tuaj nëse dikush në familjen tuaj ka pasur demencë

Për të mbrojtur shëndetin tuaj duhet të dini se çfarë sëmundjesh kanë pasur në familjen tuaj.

Parandalimi është gjithmonë mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin, në këtë rast është e rëndësishme të kuptoni se çfarë mund të bëni për të parandaluar dështimin e trurit.

A MUND TË TRASHËGOHET SËMUNDJA ALZHEIMER?

Shkencëtarët kanë identifikuar gjene të pazakonta që mund të shkaktojnë shfaqjen e hershme të simptomave të sëmundjes së Alzheimerit, ndërsa kjo është vërtetuar në qindra familje në mbarë botën. Kjo lidhje familjare është përndryshe shumë e rrallë, thotë Dr. Kian Younes, neurolog dhe profesor në Universitetin e Stanfordit.

“Është më e zakonshme tek personat në të 70-at ose 80-at, kështu që megjithëse ka gjene që lidhen me rrezikun e zhvillimit të sëmundjes, nuk ka një gjen specifik që e shkakton atë. Nëse kjo sëmundje ekziston në historinë familjare, te prindërit apo të afërmit, ka më shumë mundësi që ta trashëgoni”, shpjegon ai.

SI NDIKON GJENETIKA NË SËMUNDJEN E ZHVILLIMIT TË SËMUNDJES ALZHEIMER?

Një gjen veçanërisht me rrezik të lartë, APOE-e4, mund të lidhet me sëmundjen e Alzheimerit, por nuk është një korrelacion një-me-një. “Në gjithë popullatën, rreth 20 deri në 30 për qind e njerëzve e kanë këtë gjen, por kur shikon pacientët me sëmundjen Alzheimer, ai është i pranishëm në 40-60 për qind. Shumë njerëz me këtë gjen nuk kanë sëmundjen e Alzheimerit dhe anasjelltas – shumë njerëz nuk e kanë këtë gjen dhe do ta zhvillojnë sëmundjen”. Më shumë se 20 gjene të ndryshme mund të shoqërohen gjithashtu me një rrezik të lartë (1 përqind ose më pak) të sëmundjes së Alzheimerit.

SI LIDHET SËMUNDJA ALZHEIMER ME LLOJET TJERA TË SËMUNDJEVE NJOHËSE?

Rënia kognitive dhe demenca janë terma të përgjithësuara, thotë Dr. Younes, ndërsa zbulojnë se pacienti ka probleme njohëse – humbje të kujtesës, konfuzion, probleme me mirëmbajtjen rutinë dhe të ngjashme. Patologjia pas sëmundjes së Alzheimerit, e cila përfshin akumulimin e proteinës beta amiloide në tru, mund të jetë pjesë e pamjes më të madhe, por jo gjithmonë është fajtori kryesor.

A MUND TË NDIHMOJNË USHQIMI DHE USHTRIMET NË RUAJTJEN E SHËNDETIT KOGNITIV?

Nëse dikush në familjen tuaj ka një sëmundje, ju duhet të mendoni se sa aktiv jeni dhe çfarë hani, dhe e gjithë kjo mund të jetë pjesë e sjelljes së mësuar, por jo nga natyra juaj.

“Rekomandohet ushqimi mesdhetar që përmban shumë perime dhe fruta, jo shumë ushqime të përpunuara. Nëse mereni me stërvitjen, një aktivitet që do t’ju bëjë të djersitni pesë herë në javë, ai mund të ndikojë shumë në shëndetin tuaj të zemrës, të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve vaskulare dhetë pastrojë kokën nga toksinat”, shton mjekja, dhe thekson se ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e rregullta mund të parandalojnë sëmundje të ndryshme.