Transplantimi i qelizave staminale mund të bëhet themel i terapisë së re për sëmundjen e Crohn-it, besojnë studiuesit e “Queen Mary University” në Londër. Ata filluan hulumtimin klinik, i cili ka për qëllim që me ndihmën e qelizave burimore të transplantuara të krijoj sistemin imunitar për pacientët me sëmundjen e Crohn-it.
Pjesa e parë e terapisë i referohet shkatërrimit të sistemit imunitar të pacientit nga kimioterapia.
Studiuesit shpresojnë se tek këta pacientë pas terapisë me qelizat staminale dhe restaurimit të sistemit mbrojtjës së trupit, do të rrisin suksesin e barnave ekzistuese.
Aplikim i ngjashëm i qelizave staminale tashmë është treguar efikas tek individët me sklerozë multiple.
Sëmundja e Crohn-it karakterizohet nga proceset inflamatore të sistemit të tretjes dhe me praninë e dhimbjes kronike dhe lodhjes ekstreme.