Shkencëtarët nga Kembrixhi kanë bërë hulumtime mbi atë se si ndikon ushqimi në rritjen dhe përhapjen e qelizave të kancerit. Ata konstatuan se qelizat e kancerit të gjirit “ushqyehen” me përbërje ushqyese si asparagina, e cila mund të gjendet në fruta, ushqimet e detit dhe ushqimet tjera. Hulumtimi u krye në Institutin e Kembrixhit tek mjintë që kanë një formë agresive të kancerit të gjirit. Minjtë do të vdisnin për disa javë pasiqë tumori do të përhapej në tërë trupin, por shkencëtarët u dhanë atyre ushqime që kishin nivele të ulëta asparagini ose ilaçe që bllokojnë këtë përbërës, kështu që tumori nuk u zgjerua. Asparagina është aminoacid që i bllokon proteinata të cilat në mënyrë plotësuese i ushqejnë qelizat e kancerit.
Vitin e kaluar, Universiteti i Glasgow bëri një analizë e cila tregoi se si reduktimi i marrjes së aminoacideve dhe glicineve, ngadalëson zhvillimin e limfomave dhe shfaqjen e kancerit të zorrëve.
“Vërtetuam se format specifike të kancerit varen nga përbërësit e veçantë të ushqimit që marrim. Në të ardhmen, shpresojmë se me modifikimin e ushqimit ose përdorimin e ilaçeve të cilat e ndryshojnë mënyrën se si qelizat tumorale mund t’u qasen këtyre përbërësve, ne do të avancojmë rezultatet e terapive”, theksoi Hanon, njëri nga shkencëtarët.
Faza fillestare e tumorit nuk është vdekjeprurëse. Kur të shfaqet metastaza atëherë ndodhin pasoja fatale. Qelizat e kancerit pësojnë shumë ndryshime për t’u zgjeruar, ndahen nga tumori kryesor dhe kalojnë në një pjesë të caktuar të trupit ku zhvillohen më tej. Shkencëtarët besojnë se asparagina luan një rol të rëndësishëm.