Qepa e kuqe ndihmon në rregullimin e sheqerit

Konsumimi i qepëve të kuqe është mënyra më e mirë për të ndihmuar në trajtimin e diabetit të tipit 2, por gjithashtu edhe të sindromit metabolik.

Qepa e kuqe përmban krom, mineral që ndikon në faktorin e tolerancës së glukozës, i cili është përgjegjës për përmirësimin e prodhimit të insulinës. Në këtë mënyrë, qepët e kuqe ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Konsumimi i qepëve të kuqe është mënyra më e mirë për të ndihmuar në trajtimin e diabetit të tipit 2, por gjithashtu edhe të sindromit metabolik.

Sipas të gjitha studimeve të cilat janë marrë me cilësitë e qepëve të kuqe, ato kanë efekt hipoglikemik dhe për këtë arsye këshillohet konsumimi i tyre tek personat që vuajnë nga diabeti.

Qepat e kuqe janë të pasura me quercetin bioflavonoid, i cili është i mirë në luftën kundër alergjive, inflamacionit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Konsiderohet si mbreti i bioflavonoideve.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se qepët e kuqe përmbajnë antocianine – pigmente bimore të cilat e përmirësojnë efektin e quercetinit, por edhe lufttojnë kundër radikalëve të lira që mund të çojnë në kancer, sëmundje të zemrës, diabet dhe gjendje inflamatore.

Antocianinet janë meritore për pamjen e kuqe, të kaltërt, vjollce dhe të zezë të frutave dhe perimeve të shumta. Prandaj nutricionistët rekomandojnë zgjedhjen e frutave dhe perimeve me ngjyrë të bollshme, të cilat janë të mrekullueshme në luftën kundër kancerit.