Qershia (Prunus avium L.) është pemë gjetherënëse që i përket familjes Rosaceae, gjini Prunus. Në këto fruta të ëmbla dhe tërheqëse fshihen përbërës të dobishëm, të cilët në shumë mënyra kontribuojnë mbi shëndetin dhe bukurinë.
Qershi janë burim i shkëlqyer i vitaminave A, B1, B2, B3, B6, C dhe K dhe mineralet e kaliumit, kalciumit, hekurit, bakrit, manganit, magnezit, fosforit dhe zinkut. Ato përmbajnë fibra ushqimore, celulozë, pektin, acide organike (malik, citrik, tartarik) dhe disa proteina dhe karbohidrate.
Për shkak se janë mjaft të pasura me antioksidantë, qershitë janë luftëtarë të mëdhenj kundër radikalëve të lirë, të cilat me veprimet e tyre shkaktojnë dëme të shumta në organizmin e njeriut.
Veçanërisht janë të pasura me antocianin dhe proantocianin.
Këta antioksidantë janë aleatë të shkëlqyeshëm në luftën kundër simptomave të astmës dhe alergjive, mirëpo njihen edhe si agjentë të fuqishëm anti-inflamator natyror.
Qershitë stimulojnë prodhimin e kolagjenit – proteinë kjo që është esenciale mbi shëndetin e lëkurës, eshtrave dhe indit lidhës.
Hulumtimi i kryer në Universitetin Amerikan në Vermont tregoi se antocianinët në mënyrë efektive lehtësojnë inflamacionin e muskujve dhe ngërçet e këmbëve.
Mbrojnë nga kanceri
Qershitë janë të pasura me lutein, zeaksantin dhe beta karoten – komponime të cilat janë njohura si “pastrues” të radikalëve të lira, të cilat janë provuar si shkaktarë të kancerit.
- Kuercetini, pigment bimore nga grupi i flavonoideve, gjithashtu është mjaft i pranishëm tek qershitë.
Nëse merret parasysh fakti që kuercetini gjendet në mjaltë, mollë dhe hudhër – ushqime këto që gjenden në krye të ushqimeve më të shëndetshme, atëherë edhe qershitë mund të konsiderohen si produkt me shumë vlera.
Mbron zemrën dhe enët e gjakut
Kaliumi në qershi kontribuon dukshëm në shëndetin e zemrës. Hulumtimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve të pasura me këto minerale, mund të jenë të dobishme në rregullimin e tensionit të gjakut, ritmit të zemrës dhe aktivitetit elektrik të zemrës.
Ndihmojnë gjatë inflamacionit
Qershitë njihen për aftësinë e tyre mbi lehtësimin e inflamacioneve. Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Michigan-it zbuluan se antocianinët, përbërja e cila u jep qershive ngjyrë të kuqe, kanë efekt të fortë anti-inflamator.
Studimi tregoi se këto komponime kanë aftësi të pengojnë enzimet të cilat luajnë rol kyç në prodhimin e prostaglandineve, të cilat marrin pjesë në inflamacion.
Kaliumi i qershive kontribuon dukshëm në shëndetin e zemrës.
Studimi Universitetit Kalifornia në Davis theksoi se konsumi i regullt i qershive në periudhë prej 28 ditëve zvogëloi shenjat biokimike të inflamacionit në gjak.
Si përfundim u konstatua se konsumi i qershive mund të ndihmojë kundër sëmundjeve kronike si: artriti, cerma, fibromialgji (dhimbje të muskujve), lëndime gjatë sportit dhe shumë probleme të ngjashme shëndetësore.
Pastron veshkat dhe kanalet urinare
Qershitë janë diuretik i shkëlqyeshëm, çka do të thotë se e stimulojnë nxjerrjen e urinës.
Përveç qershive, në mjekësinë popullore me shekuj përdoren edhe bishtat e qershive.
Me ato përgatitet çaj, i cili përdoret për largimin e gurëve në veshka, pastrimin e traktit urinar, forcon nxjerrjen e urinës, si dhe për inflamacionet e veshkave dhe kanaleve urinare.